Është e rëndësishme të theksohet se ankthi është një pjesë normale e jetës dhe ndihmon trurin dhe trupin të përgatiten për situata të vështira. Megjithatë, nëse ankthi bëhet i tepërt ose i papërballueshëm, mund të ketë nevojë për trajtim dhe ndihmë profesionale nga një terapist ose një specialist i shëndetit mendor
M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog Klinik / Psikoterapeut
044/434-324
Një përshkrim mjaft interesant që ka të bëjë me shkaqet të cilat shkaktojnë ankth e përshkruan Karen Horney. Burimi i ankthit sipas autores Horney vjen si rezulatat i nevojave neurotike. Të gjithë njerëzit mund të jenë të përfshirë në këto nevoja por personat me ankth shkojnë një apo dy hapa më larg.
Ankthi vjen si pasojë e pritjeve të pabazuara, joracionale dhe të pa realizueshme siç ndodhë kur e gjendemi para nevojave si:
• Nevoja për afeksion dhe miratim, kërkesa që nuk bën dallim për të pëlqyer të tjerët dhe për t’u pëlqyer nga të gjithë. Për të ndihmuar këtë paragjykim të dëshirueshmërisë sociale, ne priremi ta fokusojmë vëmendjen tek të tjerët më shumë se tek vetja.
• Nevoja për partner, për dikë që do të marrë në mbrojtje jetën tonë. Kjo përfshin idenë se dashuria do të zgjidh të gjitha problemet.
• Nevoja për ta kufizuar jetën në një kufi të ngushtë, pa kërkesa, i kënaqur me pak, pa rënë në sy. Sidomos kur jeta bëhet stresante, njeriu orientohet nga feja, zhytet në rutinë etj…
• Nevoja për fuqi, për kontroll mbi të tjerët, për një fasadë plotëfuqishmërie. Të gjithë njerëzit duan fuqi, por anksiozi mund të jetë i dëshpëruar për të.
• Nevoja për të shfrytëzuar të tjerët, se njerëzit janë për t’u shfrytëzuar e cila provokon frikën e të qenët i shfrytëzuar.
• Nevoja për njohje shoqërore ose prestigj, frikë për të qenë i shpërfillur, për të qenë i pa rëndësishëm. Dominon interesim i jashtëzakonshëm për dukje dhe popullaritet.
• Nevoja për admirim personal, tek personat me ankth kanë nevojë t’i kujtojnë çdo kujt rëndësinë e tyre.
• Nevoja për arritje personale, tek disa njerëz dominon ideja se ata duhet të jenë të parët për çdo gjë.
• Nevoja për vetëmjaftueshmëri dhe pavarësi. Çdo njeri duhet të kultivojë autonomi, por ka njerëz që ndjejnë se kurrë nuk kanë nevojë për njeri. Ajo që ata kanë frikë në veçanti është të bëhen shumë të lidhur me të tjerët në mënyrë që të tjerët të fitojnë kontrollin e tyre ose t’i refuzojnë dhe t’i lëndojnë tmerrësisht.
• Nevoja për përsosmëri, disa njerëz duan të jenë të përsosur dhe kanë frikë të kenë të meta.
Ankthi është një emocion kompleks që mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të ndryshëm. Shkaqet nga të cilët vjen nuk mund të përmblidhen vetëm nga përshkrimi i bazuar në nevojat neurotike.
Krahas këtij kategorizimi duhet të përshkruajmë edhe faktor të tjerë të cilët mund të janë shkaktar të ankthit:
Ngjarjet jetësore: Ngjarjet stresuese, të tilla si humbja e një të dashuri, ndarja, vdekja e një personi i ngushtë, humbja e punës, konfliktet familjare, ose ndonjë situatë e vështirë në jetën personale, mund të shkaktojnë ankth.
Predispozita gjenetike: Disa persona kanë një predispozitë gjenetike ndaj zhvillimit të ankthit. Gjenetika mund të luajë një rol në shkaktimin e niveleve më të larta të ankthit te individët.
Kimia e trurit: Disekuilibrimet kimike në tru, si nivelet e ulëta të serotoninës, një substancë kimike e trurit që ndihmon në kontrollin e humorit, mund të ndikojnë në zhvillimin e ankthit.
Traumat emocionale: Abuzimi në fëmijëri, ngjarjet e tmerrshme, ose traumë psikike, mund të shkaktojnë ankth në të ardhmen.
Stresi kronik: Një stres i vazhdueshëm në jetën e përditshme mund të kontribuojë në zhvillimin e ankthit. Një situatë e punës, probleme financiare, ose stresi familjar mund të ndikojë në nivelin e ankthit.
Konsumi i drogave ose alkoolit: Konsumi i tepërt i substancave të ndryshme, si alkooli, drogat, ose duhan, mund të ndikojë në ndjeshmërinë tuaj ndaj ankthit.
Sjellja dhe mendimi negativ: Mënyra se si mendoni dhe sjellja juaj ndaj situatave stresuese mund të përshpejtojë ose përkeqësojë ankthin. Mendimi i përditshëm negativ, shqetësimet e tepërta dhe mungesa e vetëbesimit janë faktorë që mund të rrisin ankthin.
Sjellja të trashëgueshme dhe të ndryshueshme: Sjellja e të tjerëve rreth jush, si edhe ndikimi i mjedisit dhe kulturës së shoqërisë ku jeni të rritur, mund të ndikojë në mënyrën se si trajtoni stresin dhe ankthin.
Nën ndikimin e një apo më shumë prej shkaktarëve të tillë individi rrezikon të aplikojë strategji jo adekuate të ballafaqimit të cilat përgjigje i integron në veten e tij dhe shpejt marrin modelin e simptomës.
Një model interesant është edhe rrethi vicioz i vetë-respektit të ulët:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova