Pas përfundimit të fazës së 1/8-tës së finales në Ligën e Konferencës, tashmë janë mësuar çiftet çerekfinaliste që premtojnë përballje interesante dhe të balancuara.

Në këtë fazë të garës, spikat përballja mes Crystal Palace dhe Fiorentina, një duel mes futbollit anglez dhe atij italian që pritet të sjellë spektakël në të dy ndeshjet.


Një tjetër përballje intriguese është ajo ndërmjet Mainz dhe Strasbourg, ku dy skuadra në formë do të kërkojnë një vend në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Rayo Vallecano do të përballet me AEK-un, në një çift ku spanjollët shihen si favoritë, por grekët kanë dëshmuar se dinë të befasojnë.

Po ashtu, Shakhtar Donetsk do të sfidojë AZ Alkmaar, në një duel të hapur ku përvoja ndërkombëtare e ukrainasve do të vihet përballë disiplinës taktike të holandezëve.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 9 prill, ndërsa ato kthyese më 16 prill, duke përcaktuar katër skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut.

Gjysmëfinalet janë planifikuar për 30 prill dhe 7 maj, ndërsa finalja e madhe e kësaj gare do të luhet më 27 maj./Telegrafi/

telegrafi sport app