Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer katër lindje, duke sjellë në jetë dy djem dhe dy vajza.

Përveç lindjeve, spitali ka vazhduar të ofrojë një sërë shërbimesh mjekësore për pacientët në të gjitha repartet:


Janë realizuar 445 vizita specialistike

Janë pranuar 41 pacientë të rinj

Aktualisht në spital janë të shtrirë 230 pacientë

283 pacientë kanë kryer gjithsej 3,356 analiza laboratorike

Janë kryer 12 operacione të suksesshme

Janë ofruar 35 seanca dialize

Janë realizuar 81 ekzaminime me rëntgen, 37 me ultrazë, 17 me skaner (CT) dhe 10 mamografi

Në repartin e fiziatrisë janë ofruar 56 shërbime për pacientët në nevojë rehabilitimi./Telegrafi/