Revista “Time” ka përmbledhur dhjetë proceset gjyqësore që kanë tronditur botën gjatë historisë. A nuk ishin të tilla proceset gjyqësore të inkuizicionit spanjoll që edhe tani të lënë pa mend kur lexon për krimet e tyre të shumta? Apo gjyqet e Nurembergut ku u dënuan nazistët që vranë me miliona hebrenj të pafajshëm.
Por gjyqi më i famshëm në botë është ai i Kishës Katolike kundër babait të shkencës moderne, Galileos. Shkencëtari u urdhërua të gjykohej për besimet e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, një mendim i konsideruar heretik nga Kisha Katolike. Ndërkohë që pas më më shumë se 300 vitesh më vonë, Kisha pranoi se Galileo kishte të drejtë dhe pastroi emrin e tij, duke i hequr akuzën për herezi.
10- Gjyqi i Eichmann
Në 1960, agjentët e Izraelit arrestuan oficerin nazist Adolf Eichmann.
Një vit më vonë, gjyqi i tij në Izrael përsa i përket lidhjes së tij me krimet ndaj njerëzimit tërhoqën vëmendjen e reporterëve nga e gjithë bota. Mbrojtësi i Eichmann argumentoi se ai vetëm një nënpunës që i bindej urdhrave që vinin nga eprorët e tij për të kryer gjenocidin masiv.
Gjatë gjyqit, TIME shkroi “Eichmann dukej më shumë si një nënpunës banke se sa vrasës… Kur u ngrit në këmbë, i ngjante më shumë një lejleku se një ushtari”.
Filozofja politike, hebreje, Hannah Arendt ishte gjithashtu e pranishme në gjyq, duke mbuluar lajmin për gazetën New Yorker, pa tek ky njeri “mishërimin e një djalli”. Mbrojtja e Eichmann ishte krejtësisht e pavlerë për gjykatën e Izraelit. Ai u var më 1962.
9- Gjyqet e Nurembergut
Pas gjashtë vitesh luftë që rrënoi Europën dhe la gjashtë milion hebrenj të vrarë, mizoritë e kryera nga nazistët u bënë të njohura në të gjithë botën.
Pothuajse menjëherë pas përfundimit të Luftës II Botërore, Forcat Aleate mbajtën një Gjyq Ndërkombëtar Ushtarak në Nuremberg, Gjermani, për të gjykuar ish liderët nazistë si kriminelë lufte. Më i rëndësishmi ishte Hermann Goering, që konsiderohej personi i dytë më i rëndësishëm në Partinë Naziste.
Pjesa më e madhe e të gjykuarve do të dënoheshin me vdekje, njëri kreu vetëvrasje në burg ndërkohë që të tjerët u burgosën ose u liruan.
Por më me rëndësi ishte fakti se ky gjyq shpalli një precedent në ligjin ndërkombëtar se individët, ashtu si dhe shtetet, mund të shpallen fajtorë për krime lufte.
8- Inkuizicioni spanjoll
Për shekuj të tërë nën sundimin mysliman, gadishulli Iberik ishte vendi i besimeve dhe kulturave të ndryshme, i njohur për tolerancën e tij. Por kjo do ndryshonte tërësisht pasi një monarki e rikrijuar spanjolle shpalli Ripushtimin.
Me vetëm pak myslimanë të mbetur, Këshilli i Lartë i Inkuizicionit, u krijua në 1483 për të vazhduar me vendosjen e katolicizmit ortodoks në Spanjë.
Në radhët e personave të sjellë para gjyqit ishin njerëz të konvertuar (hebrenj dhe myslimanë që kishin braktisur fenë e tyre për krishtërimin), hyrja e të cilëve në fenë e re dukej e dyshimtë.
Gjatë procedimeve, njerëzit e akuzuar për herezi shpesh u gjykuan pa ju nënshtruar një procesi të rregullt gjyqësor, u torturuan dhe mijëra të tjerë u dënuan me vdekje. Inkuizicionit i erdhi fundi vetëm në shek XIX.
7- “Problemi” i kapitenit Dreyfus
Ky nuk njihet thjesht si një proces gjyqësor. Është “Problemi Dreyfus”, një skandal që përfshiu Francën dhe u përhap në gjithë Europën dhe SHBA.
Në 1894, një kapiten i ushtrisë franceze – dhe hebre – u akuzua padrejtësisht se i shiste Gjermanisë sekrete ushtarake. Ai deklaronte pafajësinë e tij dhe provat ishin të pamjaftueshme, por u akuzua për tradhti të lartë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ai qëndroi atje për vite të tëra, edhe pse u tregua se dikush tjetër ishte fajtor.
Akuzat ndaj Dreyfus përfshinin dokumente të falsifikuara që çuan në ngadalësimin e hetimeve të mëtejshme. Edhe pse ai u rigjykua në 1899, u shpall sërish fajtor. Presidenti e fali atë, por vetëm në 1906 u arrit që ai të lirohej.
Vetëm më 1995, pas 100 vitesh, që Franca deklaroi se Dreyfus ishte i pafajshëm.
6- Gjyqi romak i Jezusit
Gjyqi ndaj Jezusit mund të jetë një nga më të rëndësishmit në histori. Pasi Jeruzalemi ra në duart e romakëve, një lider u vu në krye të tyre: Baptisti Xhon, i cili profetizoi për ardhjen e Zotit. Pas kësaj ai u ekzekutua. Pas tij erdhi Jezusi, ku të shumtë ishin ata që ndoqën atë dhe mësimet e tij.
Tensionet mes romakëve dhe hebrenjve ishin të mëdha.
Pas arrestimit, eventualisht, Jezusi u dërgua për ekzekutim tek prefekti Pontius Pilate. Roma nuk dëshironte që të nxiste një tjetër kryengritje duke ekzekutuar një tjetër lider hebre, kështu që ata u ofruan ta linin të lirë.
Turma jashtë, zgjodhi që të lirohej një i burgosur tjetër, Barabbas. Kështu Jezusi u dënua me kryqëzim.
Çfarë ndodhi më pas? Kjo është çështje besimi!
5- “E vërteta e Afrikës së Jugut dhe Komisioni i Pajtimit”
Pas lënies prapa të një sërë dekadash aparteidi (izolim racial), “E vërteta e Afrikës së Jugut dhe Komisionit të Pajtimit” (Institucion i ngjashëm me Drejtësinë Restauruese) u përpoq të hidhte dritë mbi vite të tëra abuzimi, dhune dhe padrejtësie.
Fokusi i Komisionit ishte amnistia dhe ripajtimi – ku ata që kërkonin falje, do e merrnin atë vetëm duke treguar të vërtetën. Figura publike si kryepeshkopi Desmond Tutu u bë pjesë e këtij procesi, që konsiderohej akt i rëndësishëm i demokracisë multietnike për Afrikën e Jugut. Seancat e realizuar në vend rezultuan të ishin lënduese, ekstreme dhe dëshmi të marra me dhunë.
Kritikë të kësaj iniciative deklaruan se më shumë se amnisti, drejtësia e vërtetë mungonte, pavarësisht se si ata e realizuan. Por ai u bë një model i dashur për shumë politikëbërës ligjorë në komunitetet ndërkombëtare.
4- Gjyqi i Sokratit
Në 399 Para Krishtit, Sokrati – babai i filozofisë greke – u gjykua për mungesë respekti dhe korruptim të të rinjve të Athinës. Në atë kohë, Sokrati ishte një figurë jo shumë e pëlqyeshme.
Ai sfidoi idetë e të gjithëve përmes dialogut të tij, dhe publikisht vuri në pikëpyetje adhurimin e Zotave të Athinës të asaj kohe. Të vetmet vepra të Sokratit mbijetuan në sajë të shkrimeve të studentit të tij Platonit, ashtu dhe Ksenofonit. Sipas përshtypjeve të njerëzve, supozohej se Sokrati do arratisej nga Athina pasi u shpall fajtor nga Juria e Athinës.
Në fakt, bazuar në parimet e tij, vendosi të qëndronte. Ai iu bind ligjit dhe nuk bëri asnjë përpjekje që të bindte jurinë se ishte i pafajshëm. Ai kreu ekzekutimin e vetes duke pirë helmin e kukutës (bimë helmuese).
3- Gjyqi i mësuesit Scope
Në Korrik të 1925, TIME përshkroi me detaje gjyqin e mësuesit të gjimnazit Xhon Scope, “të cilësuar dhunues të ligjit shtetëror antievolucionar”. Ky rast u bë problem pasi Bashkimi Liberal i Civilëve Amerikanë (ACLU) që kishte kundërshtuar ligjin e ri të Tenesisë që ndalonte mësimin në shkolla të teorive evolucionare, kërkonte ndryshimin e këtij ligji.
Dhe kështu, 24 vjeçari Scope u dërgua në gjykatë. Nuk kaloi shumë dhe ai u shpall fajtor dhe u gjobit me 100 dollarë. Kur çështja kaloi në Apel, ajo u ndryshua, por vetëm në çështje teknike – ligji mbeti i pandryshuar, dhe u shfuqizua vetëm në 1967.
Megjithatë, rasti i 1925 nxiti konflikt ndërmjet ideve biblike dhe teorisë Darviniste rreth krijimi të botës; konflikt që vazhdon dhe sot në rang global.
2- Martin Luter King në Asamblenë në Worm
Në Qershor 1520, Papa Leo X i deklaroi Martin Luter Kingut se do të përjashtohej nga Kisha Katolike nëse nuk fshinte shkrimet e tij “të papërshtatshme”, ku kritikoheshin elementë të besimit dhe nxiste reformën e tij.
Ai nuk u tërhoq, por vazhdoi të predikonte sulmin e tij ndaj Kishës Katolike, duke thënë se njerëzit nuk duhet të kushtëzohen nga çështjet e besimit për të përcaktuar se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Si rezultat ai u përjashtua nga kisha në Janar, 1521.
Përpara se të përjashtohej menjëherë, në prill Luterit ju dha mundësia që të shfaqej përpara Asamblesë të mbajtur në Ëorm, qytet në Gjermani, ku ju dha mundësia që të mohonte fjalët e tij.
Ai refuzoi duke thënë “Këtu më keni; nuk mund të bëj gjë tjetër.” Ndërkohë që anëtarët diskutonin, Luteri u arratis.
1- Përballja e Galileo Galileit me Vatikanin
Kur babai i shkencës moderne u dërgua para inkuizicionit, dy botët konkurruese të shkencës dhe fesë u përballën.
Galileo u urdhërua të gjykohej për besimet e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, një mendim i konsideruar heretik nga Kisha Katolike. (Ajo mbronte idenë se Universi ishte një fakt absolut i shkrimeve të shenjta dhe nuk mund të sfidohej).
Edhe pse përballë Urdhrit të Papës Galileo mohoi pikëpamjet e tij Kopernike, ai vazhdoi të shkruante rreth kësaj teme dhe siguroi prova për të mbështetur tezën e tij.
Kështu më 22 Qershor, Kisha nxori një urdhër që dënonte Galileon për herezi, transmeton tiranaobserver .
Ai e kaloi gjithë pjesën e mbetur të jetës në arrest shtëpie. Më shumë se 300 vite më vonë, Kisha pranoi se Galileo kishte të drejtë dhe pastroi emrin e tij, duke i hequr akuzën për herezi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje