LAJMI I FUNDIT:

Nga granatimet ruse, humbin jetën 32 civilë në Kherson

Nga granatimet ruse, humbin jetën 32 civilë në Kherson

Të paktën 32 persona në jug të Ukrainës në rajonin Kherson janë vrarë gjatë granatimeve ruse, ka njoftuar shefi i policisë ukrainase.

Forcat ruse përfunduan tërheqjen nga qyteti i Khersonit më 11 tetor, pas gati nëntë muajve okupim, transmeton Telegrafi.

Tani janë pozicionuar në brigjet në lindje të Dnipros, nga ku vazhdimisht bombardojnë qytetin.


“Rusët çdo ditë granatojnë qytetin dhe vrasin banorët e atjeshëm. Në total Rusia vrau 32 civilë në rajonin e Khersonit që nga tërheqja nga ky qytet”, tha kreu i policisë Ihor Klimenko.

“Shumë banorë po evakuohen duke kërkuar vendstrehim në pjesët më të qeta në Ukrainë. Por shumë tjerë po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe duhet t’ju ofrojmë siguri”, shtoi ai.

Javën e kaluar një zyrtar i lartë ukrainas, ka bërë të ditur se autoritetet e atjeshme do të fillojnë me evakuimin e atyre që duan të largohen nga ky rajon.

Klimenko gjithashtu tha se hetuesit kanë regjistruar të paktën 578 krime të luftës që i kryen trupat ruse, derisa Moska në mënyrë rutinore i mohon akuzat se civilët janë objektiv i forcave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Evropa
Kalo në kategori