Numri i personave me COVID-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë ka arritur në 158 persona në Republikën e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, më së shumti në Komunën e Prishtinës, 24 raste.
Sot janë konfirmuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 8 persona të infektuar me COVID-19. Për të cilët ende nuk dihet se nga cilat komuna vijnë këta persona, që sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndryshe në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se më së shumti raste me coronavirus që kanë përfunduar me vdekje janë nga komuna e Prishtinës, gjithsej 24 persona.
Kurse, në komunat e tjera si Ferizaj me vdekje kanë përfunduar 7 persona, në Fushë Kosovë 6, Gjilan 6, Prizren 19, Mitrovicë e Jugut 8, Podujevë 6, Drenas 3, Lipjan 3, Vushtrri 11, Gjakovë 6, Pejë 10, Skenderaj 2, Obiliq 2, Viti 4, Rahovec 8, Kamenicë 2, Suharekë 2, Kaçanik 3, Shtime 5, Malishevë 5, Dragash 1, Mamushë 4, Istog 2, Mitrovicë e Veriut 2, Zubin Potok 2, Zveçan 1 dhe Leposviq 4 raste të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe po ashtu kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respketojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe po ashtu tu përmbahen rekomandimeve.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se “Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët”.
“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Po ashtu, një njoftim thuhet se inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

FMN: Investimet publike dhe rritja e pagave, janë shtytësit kryesorë të ekonomisë vendore në vitin 2025

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe