Nga fillimet e tij të karrierës si futbollist deri tek triumfet si trajner – Bylbyl Sokoli, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti tashmë trajneri i njohur kosovar Bylbyl Sokoli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, Sokoli flet për hapat e tij të parë në futboll, duke vazhduar rrëfimin e tij për futbollistët më të dalluar të gjeneratës së tij.
Trajneri i mirënjohur kosovar gjithashtu ka treguar edhe për periudhën kur shqiptarët në Tetovë kanë rrezikuar jetën në mënyrë që Kosova të kishte mundësinë të luante ndeshjet e saj.
Tutje nuk ka munguar as tregimi për kohën kur ai u shpall kampion i Kupës së Kosovës me pesë ekipe të ndryshme.
Episodi i plotë me Bylbyl Sokolin transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit.
Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist dhe trajner i njohur i cili ka shumëçka për të treguar nga karriera e tij e pasur./Telegrafi/.



















































