Derisa shumë vende të botës po ballafaqohen me probleme të ndryshme siç janë zjarret apo përmbytjet nga reshjet e mëdha të shiut, një problem të tillë duket se nuk po e kanë fëmijët e pasanikëve, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon llogaria Rich Kids of Instagram.

Aty nuk hezitojnë të rinjtë e familjeve të pasura të publikojnë imazhe nga jeta e tyre luksoze – dhe kur flasim për luks nuk ka sesi të mungojnë veturat e shtrenjta, gardëroba e markave të njohura botërore si dhe aeroplanë e helikopter privatë e lëre më pushimet luksoze nëpër vende tropikale, transmeton Telegrafi.


Llogaria e tyre numëron mijëra ndjekës dhe aty shihen të rinjtë duke pozuar nga Dubai, Nigeria e deri të Tirana. Ata duken të lumtur derisa reklamojnë veshjet, aksesorët e madje edhe pijet e preferuara.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë e cila vërtetë ka fotografi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

2 75

3 53

4 47

5 32

6 25

7 19

8 20

9 13

10 12

11 12