LAJMI I FUNDIT:

Nga Chelsea tek Milani – katër lojtarët që bënë këtë lëvizje për të ‘shpëtuar’ karrierën e tyre

Nga Chelsea tek Milani – katër lojtarët që bënë këtë lëvizje për të ‘shpëtuar’ karrierën e tyre

Milani ka filluar të zhvillojë një reputacion si një strehë e sigurtë për lojtarët karriera e të cilëve ka ngecur peng tek Chelsea, teksa ata kanë ‘rikthyer në jetë’ katër lojtarë në vitet e fundit.

Nga një dekadë e tmerrshme dhe pa rezultate, ‘Rossonerët’ u rikthyen përsëri në ditët e tyre të lavdisë duke bërë një punë të mirë në afatet kalimtare gjatë viteve të fundit, duke u munduar që të gjejnë opsione të lira. Puna e tyre e mirë bëri që ata të korrin sukses ku dhe arritën eventualisht të fitojnë Scudetton.

Nga Chelsea tek Milani


Gazzetta dello Sport ka përmendur se si Milani i ka ndihmuar që të ‘shpëtojnë’ karrierën e tyre katër lojtarë që kanë dështuar të impresionojnë tek Chelsea, duke filluar nga Fikayo Tomori.

Mbrojtësi anglez kishte bërë vetëm 27 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’, por ai ka shkëlqyer me paraqitje në Serie A, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në ligë.

Goditje e rëndë për Milanin: Po i largohen dy top yje në verë
Lexo po ashtu Goditje e rëndë për Milanin: Po i largohen dy top yje në verë

Lojtari i dytë që u ‘ringjall’ pasi u transferua nga Chelsea tek Milani është Olivier Giroud. Francezi arriti që të shënojë vetëm katër gola në Ligën Premier në sezonin e tij të fundit me Chelsean, dhe që nga atëherë ai ka dëshmuar të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin duke shënuar 47 gola në 123 paraqitje.

I treti në radhë është Ruben Loftus-Cheek i cili asnjëherë nuk arriti që të shpëtojë nga hija e Maurizio Sarrit tek Chelsea. Në Itali, ai kishte shënuar 10 gola në 35 ndeshje në sezonin e tij të fundit, duke dëshmuar se ishte një ndër blerjet më të mençura të verës.

Në fund, është Christian Pulisic i cili nuk ka nevojë për prezantim. Sulmuesi amerikan ka kontribuar direkt në 21 gola në 41 ndeshje të luajtura në tetë muajt e fundit, duke kthyer vetëbesimin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori