Pas përfundimit të afatit kalimtar veror në top pesë ligat evropiane, tani janë konfirmuar edhe dhjetë lojtarët italianë më të shtrenjtë që u transferuan diku tjetër gjatë kësaj vere.

Riccardo Calafiori u bë lojtari më i shtrenjtë italian pasi siguroi transferimin tek Arsenali për 50 milionë euro pas përfundimit të Euro 2024. Ai së fundmi bëri debutimin e tij në Ligën Premier, por ende nuk e ka fituar pozitën e startuesit.


Lojtari i dytë më i shtrenjtë i Italisë në verën e 2024 është një tjetër qendërmbrojtës, Alessandro Buongiorno, i cili iu bashkua Napolit nga Torino për 35 milionë euro.

Ka një tjetër mbrojtës në top pesë lojtarët më të shtrenjtë italianë këtë verë, por vendin e tretë e mban sulmuesi Mateo Retegui, i cili e zëvendësoi kolegun e tij Gianluca Scamacca pas transferimit prej 22 milionë eurosh nga Genoa.

Lista e plotë prej dhjetë lojtarëve italianë më të shtrenjtë të kësaj vere: Riccardo Calafiori: Bologna → Arsenal €50m

calafiori

Alessandro Buongiorno: Torino → Napoli €35m

buongiorno

Mateo Retegui: Genoa → Atalanta €28m

retegui

Raoul Bellanova: Torino → Atalanta €20m

bellanova

Moise Kean: Juventus → Fiorentina €18m

kean

Federico Chiesa: Juventus → Liverpool €15m

chiesa

Caleb Okoli: Atalanta → Leicester City €14m

okoli

Marco Brescianini: Frosinone → Atalanta €12m*

brescianini

Nicolo Cambiaghi: Atalanta → Bologna €10m

cambiaghi

*do të thotë huazim me opsion blerje, që mund të bëhet e obligueshme /Telegrafi/

telegrafi sport app