Pas aprovimit të Ligjit për punonjësit e arsimit në periudhën 1990-1999, rreth 6.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit vetëm për vitin 2019, ndonëse ende nuk dihet se nga cili muaj nis kompensimi për këtë kategori.
Zbatimi i këtij ligji, sipas Ministrisë së Financave, mund të fillojë pas hartimit të projekt rregullores për kriteret për aplikim nga Ministrit përgjegjëse, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa këta të fundit nuk janë deklaruar për KosovaPress se kur do të nxirret kjo rregullore në fjalë.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave deklarojnë se kostoja e këtij ligji për vitin 2019 është vlerësuar 6 milionë e 559 mijë euro, vitin e dytë 7 milionë e 293 mijë euro dhe vitin e tret 7 milionë e 937 mijë euro, ndërsa mjetet buxhetore janë të planifikuar në Ligjin e buxhetit.
“Në këtë ligj përfituesit kategorizohen bazuar në vitet e punës së tyre nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, ku për çdo vit pune mbi pensionin aktual përfitojnë një shumë shtesë. Këtë kompensim e realizojnë në momentin e pensionimit në shumë mujore gjatë gjithë jetës”, thuhet në një përgjigje elektronike për KP nga Ministria e Financave.
Edhe pse zyrtarë të kësaj Ministrie nuk kanë treguar se sa para do t’i marrë një pensionist i arsimit brenda një muaj me ligjin e ri, hartuesit e ligjit në Kuvendin e Kosovës thonë se ajo shumë brenda një muaji do të jetë 70 euro.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi thotë për KosovaPress se kostoja e Ligjit vërtetë është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës, sepse kërkesat kanë qenë për kompensime edhe më të larta, por ka pasur vërejtje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB).
“Kjo kosto është e përballueshme, sepse kërkesat kanë qenë për kompensime edhe më të larta, por është tërhequr vërejtja edhe nga Ministria e Financave, edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, se kostoja e propozuar është e pa përballueshme për buxhetin e Kosovës”, thotë Kurteshi.
Ai deklaron se procedurat pas Kuvendit zakonisht mund të zgjasin një muaj, ndërsa Ligji për arsimtarët paraluftës është aprovuar më 28 shkurt, do të thotë deri në fund të marsit kjo çështje ishte dashur të rregullohet.
“Mendoj që prej muajit të ardhshëm mësimdhënësit, vërtet pensionistët mësimdhënës të viteve ’90-ta duhet të fillojnë t’i marrin mjetet të cilat iu takojnë me ligj. Secili mësimdhënës që ka punuar gjatë nëntë viteve, do t’i marrin 70 euro shtesë mbi pensionin të cilin e ka secili prej tyre, duke filluar prej atij që ka punuar një vit i merr 14 euro. Pra minimumi është 14 euro, maksimumi 70 euro”, thotë ai.
Ndërsa, drejtues të SBASHK-ut pohojnë se nga ky ligj mësimdhënësit përfitojnë 95 euro për një muaj.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se sipas shifrave që i ka dhënë ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është thënë se do të fillohet kompensimi diku me 9 mijë 300 pensionistë arsimit, por që rreth 3 mijë prej tyre nuk janë të gjallë, ndërsa rreth 23 mijë të punësuar në atë kohë do ta gëzojnë ligjin.
Jasharaj thotë se për çdo vit do të pensionohen nga 700 arsimtarë.
“Pensionet që do t’i gëzojnë do t’ju shtohet edhe vlera prej 95 euro, ndërsa ata që kanë punuar më pak do ta kenë një rënie të vogël në përqindje, por edhe ai që ka punuar një vit do të jetë përfitues. Do të përfitojnë të gjithë, por jo njëjtë. Më shumë do të përfitojnë ata që kanë punuar gjatë gjithë viteve. Pa dashur ta kritikoj askënd, ministri Bytyqi mund ta përshpejtoj procedurën, duke nxjerrë Udhëzimin administrativ, duke mos pritur gjashtë muaj. Pas këtij Udhëzimit administrativ, arsimtarët do të mund të aplikojnë, pastaj në muajt pasues do t’i përfitojnë edhe këto mjete shtesë”, deklaron Jasharaj.
Ndërsa, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN) në Prishtinë gjatë votimit të projektligjit në lexim të parë në Kuvend, e patën kundërshtuar idenë e krijimit të legjislacionit për kompensimin e arsimtarëve të viteve 1990-1999, ngaqë do të jetë një barrë e rëndë për Buxhetin e Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pavarësisht se është votuar mosbesimi për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, për largimin e tyre nga detyra ata vendosin vetë

Isen Shabani: Në zgjedhjet lokale do të garojë si kandidat i pavarur për Vrapçishtin

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Tërmkolli: LDK është shpërfytyruar në një firmë private të Lulmir tuxharit, rugovianë, ku jeni?

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Çka pritet nga vizita e parë e Sorensenit në Kosovë?

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës