Nga borsat me ujë të ngrohtë tek çajrat bimorë, ja ç’duhet të bëjë çdo grua kur ka dhimbje prej periodave
Fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, por edhe diarre, e dimë dhimbjet e periodave të njohura ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, janë pa diskutim një nga momentet më të pakëndshme të muajit
Për fat të keq nuk i shmangim dot, por mund t’i mbajmë nën kontroll duke ndjekur këshillat e mëposhtme.
1. Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës
Nëse kemi humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të zëvendësohen ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes duhet treguar me përdorimin e kripës. Kjo pasi kripa krijon lidhje kimike me ujin dhe rrit presionin e lëngjeve brenda qelizave të organizmit, duke e theksuar edhe më tepër ndjesinë e fryrjes gjatë kësaj periudhe.
Mund të përdorni gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve edhe çaj kamomili, ose xhenxhefili. Hidratimi i vazhdueshëm i organizmit nuk është pozitiv vetëm për lehtësimin e dhimbjeve, por edhe për shëndetin në përgjithësi.
2. Ndryshoni regjimin ushqimor
Këshillohet që të konsumohen sa më shumë ushqime me përmbajtje të lartë të antioksidantëve pasi ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, si: boronicat, qershitë, kungulli, domatet, produktet e peshkut që përmbajnë Omega 3, bishtajoret që janë një burim i mirë i proteinave me bazë bimore.
Gjatë periodave mund të keni shpesh dëshirë për të ngrënë ushqime të kripura, të ëmbla, ose të yndyrshme. Natyrisht që e mira është t’i shmangni. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me sheqernat, kafeinën, duhanin, alkoolin, ushqimet e skuqura, ushqimet e shpejta.
3. Sa më pak kafeinë aq më pak dhimbje do keni
Kafeina vjen në shumë forma duke përfshirë kafen, çajin, çokollatat dhe pijet energjike. Prandaj mundohuni të zvogëloni dozat e saj gjatë kësaj periudhe. Mundohuni t’i zëvendësoni ato me sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.
4. Borsat me ujë të ngrohtë
Në lehtësimin e dhimbjeve ndihmojnë shumë edhe përdorimi i borsave më ujë të ngrohtë, jastëk me rrymë, gratë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, vuri në dukje se terapia me borsa të ngrohta ishte gati e barasvlershme me përdorimin e ibuprofenit në qetësimin e dhimbjeve. Prandaj nëse është e mundur të eliminojmë përdorimin e medikamenteve, natyrisht që është më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Planifikimi i shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën