Këtu janë numrat e tërhequr nga klubet e njohura botërore që kanë vendosur t'u bëjnë nderim legjendave të tyre në këtë mënyrë.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku shkruan rreth fanellave të pensionuara të klubeve nga e mbarë bota, ku nuk mungojnë befasitë.


Një nga to padyshim se është ajo e Jude Bellingham, e cila është pensionuar nga Birminghami.

Në listë nuk kanë si të mungojnë as pensionimi i fanellave legjendare si ajo e Diego Maradonës nga Napoli, Francesco Totti nga Roma dhe Paolo Maldini nga Milani.

Fanella e fundit e pensionuar nga një klub është ajo e Liverpoolit me numër 20, e cila erdhi pas vdekjes tragjike të futbollistit Diogo Jota.

Më poshtë keni listën me fanellat e pensionuara:

Diogo Jota – Liverpool (20)

Rasti më i fundit është ai i Jotas te Liverpooli, i cili vdiq në një aksident trafiku me makinë. Reds vendosen ta tërheqin numrin 20 për të kujtuar përgjithmonë trashëgiminë e tij në Anfield.

Diego Maradona – Napoli (10)

Në vitin 2000, skuadra italiane vendosi ta tërhiqte numrin 10 për të nderuar legjendën e tyre më të madhe, Maradona, i cili kishte ndryshuar historinë e skuadrës napolitane në vitin 1984.

Franco Baresi – Milan (6)

Një nga numrat e paprekshëm të Milanit është numri 6, bartësi i fundit i të cilit ishte Franco Bares, një legjendë në mbrojtjen e Rossonerëve.

Paolo Maldini – Milan (3)

Një tjetër numër që shënoi një epokë në San Siro ishte numri 3 i Maldinit, i konsideruar si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit. Pas daljes në pension në vitin 2009, bordi i Milanit vendosi ta tërhiqte nga përdorimi fanellën e tij.

Javier Zanetti – Inter (4)

Pasi njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli pas 19 sezonesh si lojtar i Nerazzurrëve, Interi e nderoi argjentinasin duke e tërhequr nga përdorimi numrin e tij ikonik 4.

Raul Gonzalez – Schalke (7)

Idhulli i Real Madridit bëri histori edhe në Gelsenkirchen, ku pas dy sezonesh, Schalke vendosi të tërhiqte nga loja fanellën me numrin 7 që gjithmonë e karakterizonte “Engjëllin e Madridit”.

Romario – Vasco De Gama (11)

Pas daljes në pension si profesionist në vitin 2002, klubi i Rio de Janeiros vendosi të tërhiqte numrin 11 në nder të sulmuesit legjendar i cili gjithashtu luajti për Barcelonën.

Emiliano Sala – Nantes (9)

Pas vdekjes së tij tragjike në një aksident ajror në janar 2019, klubi francez e tërhoqi nga qarkullimi fanellën e sulmuesit argjentinas.

Davide Astori – Fiorentina (13)

Fiorentina e tërhoqi numrin e kapitenit të saj pas vdekjes së tij të papritur në vitin 2018.

Johan Cruyff – Ajax (14)

Pas vdekjes së tij në vitin 2016, Ajax i bëri nderim legjendës së tyre më të madhe duke tërhequr numrin e tij ikonik 14 dhe duke e riemëruar stadiumin e tyre në “Johan Cruyff Arena”.

Bobby Moore – West Ham (6)

Pas vdekjes së tij në vitin 1993, Çekanët nderuar një nga heronjtë e Kupës së Botës 1996 duke i hequr numrin e fanellës.

Roberto Baggio – Brescia (10)

Në një klub aq modest sa Brescia, emri i Baggios është i vështirë për t’u krahasuar dhe për ta kujtuar përgjithmonë talentin e tij në shënimin e golave, klubi italian e tërhoqi numrin 10.

Franz Beckenbauer – Bayern Munich (5)

Si një nderim pas vdekjes së tij në janar 2024, Bayerni e tërhoqi numrin 5 për Beckenbauer, njëri nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Gjermanisë dhe të të gjithë sportit.

Marc-Vivien Foe – Manchester City (23)

Pas vdekjes së tij në një ndeshje të Kupës së Konfederatave midis Kamerunit dhe Kolumbisë në vitin 2003, City mori vendimin për ta tërhequr numrin 23.

Jude Bellingham – Birmingham (22)

Bellingham është ndoshta i vetmi futbollist aktiv që e ka të pensionuar numrin e fanellës te një klub. Pas transferimit të tij te Borussia Dortmund në vitin 2020, Birmingham e ndaloi numrin 22 të Jude me shpresën se një ditë do të kthehej në shtëpi.

Federico Vilar – Atlante (3)

Ekipi meksikan e tërhoqi nga përdorimi fanellën e portierit argjentinas, i cili theu modelin duke mbajtur numrin 3 në portë.

Jorge ‘Magic’ Gonzalez – FAS (10)

‘Magjistari’ është një legjendë e vërtetë e Cadizit dhe vendit të tij të lindjes, El Salvadorit, ku Club Deportivo FAS vendosi ta tërheq fanellën me numër 10 për t’i bërë nderim yllit të madh.

/Telegrafi/

telegrafi sport app