Nga aventura tek Lazio, goli i parë historik me Kosovën dhe miqësia me Haaland – Valon Berisha, mysafir në “Arena e Yjeve”

Reprezentuesi i Kosovës dhe ish-futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane tanimë në radhët e LASK-ut, Valon Berisha, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Berisha ka rrëfyer histori tejet interesante nga karriera e tij e pasur si dhe shumë prapaskena që deri më tani kanë qenë të panjohura për publikun. Ai ka folur për prapaskenat e ndeshjes të cilën Kosova e ka luajtur ndaj Anglisë si dhe për miqësinë që kishte me yllin norvegjez Erling Haaland sa ishin së bashku tek Salzburgu. Ylli kosovar gjithashtu ka treguar edhe për aventurën e tij tek Lazio, si e pranoi ofertën e tyre dhe cilat ishin fjalët që ia tha drejtori sportiv Igli Tare. Nuk munguan as bisedat e thella për Kosovën, ku ai tregoi për emocionet e golit të parë me fanellën ‘Dardane’. Si një futbollist që ka luajtur edhe në Bundesliga, Berisha ka rrëfyer edhe për momentin kur i kishte shënuar Borussia Dortmundit dy gola në një stadium me 80 mijë tifozë të pranishëm.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



































