LAJMI I FUNDIT:

Nga Allegri te Tuchel e Terzic, alternativat e Romës pas shkarkimit të De Rossit

Nga Allegri te Tuchel e Terzic, alternativat e Romës pas shkarkimit të De Rossit

Daniele De Rossi është larguar nga Roma pas thuajse një viti qëndrim në krye të klubit italian.

Legjenda e këtij klubi u shkarkua pasi në katër ndeshjet e para në Serie A ka marrë vetëm tre pikë, duke humbur një ndeshje dhe duke barazuar në tre të tjera.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Roma ka njoftuar se ka ndarë rrugët me De Rossin dhe klubi së shpejti pritet të vendos për trajnerin e ri.


Vetëm katër ndeshje në sezonin e ri, Roma shkarkon legjendën Daniele De Rossi
Lexo po ashtu Vetëm katër ndeshje në sezonin e ri, Roma shkarkon legjendën Daniele De Rossi

Massimiliano Allegri mbetet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Romës, megjithatë për të arritur deri te ish-trajneri i Juventusit nuk duket e lehtë duke marrë parasysh edhe pagën e tij.

Një tjetër emër që përmendet nga mediat italiane si pasues i De Rossit është ai i Thomas Tuchel, që tanimë ka drejtuar klube të mëdha si Dortmund, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich.

Emrat e tjerë në listën e Romës janë edhe ai i kroatit Ivan Juric që ka drejtuar Genoan, Veronën dhe Torinon si dhe Edin Terzic i cili ka mbetur pa punë pas largimit nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Premier League
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Serie A
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Ligat tjera
Kalo në kategori