Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka miratuar një Rregullore të re në të cilën i jep të drejtë konsumatorit që të shkëpus kontratën me operatorët nëse ndryshojnë kushtet e kontratës.
Kështu tha kryetari i ARKEP-it, Nazim Rahimi i cili tha se kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 6 shkurt.
Rahimi ka thënë se konsumatorëve iu ka dhënë e drejta t’i shkëpusin kontratat me operatorët nëse ndryshojnë kushtet e kontratës nga kabllorët.
Ai po ashtu tha se është formuar një departament në ARKEP që do të merret me ankesat e konsumatorëve dhe me inspektime për t’i mbrojtur ata.
“ARKEP-i funksionon në bazë të Ligjit për komunikime elektronike…gjatë vitit 2023 kemi punuar që të ndryshojmë rregulloren dhe kemi pasur dy misione të ekspertëve të BE-së për ta ndryshuar atë rregullore. Në muajin shtator 2023 kemi arritur që ta finalizojmë. Në fund të janarit 2024 jemi dakorduar për nenin 16, i cili tashmë e rregullon këtë çështje. Dhe në momentin që e kemi marrë konfirmimin prej KPM-së, më 5 shkurt në mbledhjen e bordit të ARKEP-it kemi miratuar rregulloren e re”, bëri të ditur.
Sipas tij, neni ka të bëjë për shkëputjen e kontratës për shërbimet e kombinuara në rast se ndryshojnë kushtet e saj.
“Ne kemi ardh në një përfundim që nëse konsumatori ka një kontratë valide me cilindo operatorë të internetit dhe kabllovikut, dhe ndryshon njëra prej kushteve në kontratë atëherë ne do t’i japim të drejtë konsumatorit që ta shkëpusin kontratën. Kjo rregullore besoj që ka hyrë në fuqi më 6 shkurt dhe aplikohet nga dita e miratimit të saj”, tha Rahimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit