LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 korriku Maqedonia e Veriut kryeson me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Nga 1 korriku Maqedonia e Veriut kryeson me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Nga 1 korriku Maqedonia do të kryesojë me procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore, stabiliteti, siguria dhe integrimi i rajonit në BE do të jenë prioritet e gjatë mandatit, tregoi presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

“Slogani i kryesimit të Maqedonisë me procesin e bashkëpunimit është “Tejkalim i ndarjeve, ndërtimi i besimit”. Mendoj se në këtë aspekt jemi mjaft të kualifikuar nëse merren parasysh të gjitha marrëveshjet dhe kompromiset që kemi bërë edhe brenda vendit, por edhe me fqinjët tanë me qëllim që të përparojmë drejt BE-së”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Pendarovski bëri të ditur se Maqedonia momentalisht kryeson edhe me OSBE-në, por u shpreh i bindur se në mënyrë të suksesshme do të udhëheqin edhe me këtë iniciativë.


“Problem shtesë, e them në thonjëza, për ne mund te jetë ajo që në të njëjtën kohë jemi edhe kryesues të OSBE-së që në mënyrë shtesë do të bëj presion mbi kuadrot, potencialet tona të kufizuara, megjithatë se di deri tani edhe më tutje në mënyrë të suksesshme do të kryesojmë edhe me OSBE edhe me procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Para nesh me këtë iniciativë ka udhëhequr Mali i Zi. Presidenti Jakov Milatoviç foli për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në rajoni gjatë kryesimit të Malit të Zi me procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore

“Sarajeva dhe Kishinau morën statusin “vende kandidate”, Shkupi dhe Tirana filluan negociatat, Prishtina mori liberalizimin e vizave, Zagrebi hyri në shengen dhe eurozonë, Beogradi ka fituar garën që të jetë kryesuese e panairit botëror “Expo2027”, Lubjana mori statusin e vendit anëtar i Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara”, tha Jakov Milatoviç, President i Malit të Zi.

Kryesimi i kësaj iniciative është 1 vjeçar, ndërsa paraqet një forum të rëndësishëm politik që synon bashkëpunimin në disa fusha si për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të të gjitha vendeve të rajonit. Vendet anëtare të procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore janë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori