Gjiganti brazilian, Santos po lufton për mbijetesë këtë sezon dhe në xhiron e 34-të të kampionatit vendas, ata barazuan me rezultatin 1-1 si vendas ndaj Mirassol.

Shënuesi i golit të vetëm për Santosin ishte Neymar, disi i harruar. Golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar brazilian shënoi një gol pas 107 ditësh ‘agjërim’.


Neymar shënoi golin ndaj Mirassol në minutën e katërt kur, pas një goditjeje nga këndi nga mysafirët, Lautaro Diaz bëri një pasim të shkëlqyer nga gjysma e fushës dhe Neymar doli i vetëm para portierit Ëalter dhe e mposhti atë në mënyrë rutinore për 1-0.

Fatkeqësisht për Santosin dhe vetë Neymarin, Reinaldo shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 1-1, dhe Santosin e pret një luftë e vështirë për mbijetesë.

Me katër ndeshje të mbetura, Santosi ka vetëm një pikë më shumë se Vitoria, e cila është në zonën e rënies nga kategoria.

Rastësisht, ndeshja e fundit në të cilën Neymar shënoi gol u luajt më 5 gusht në kuadër të xhiros së 18-të kur Santos mposhti Juventuden me rezultatin 3-1.

Neymar ka luajtur 25 ndeshje për Santos që kur mbërriti nga Al-Hilal në fund të janarit dhe ka shënuar gjithsej shtatë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app