Youri Tielemans pritet të largohet nga Leicester City gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratë dhe ka refuzuar disa propozime nga Leicester City për vazhdimin e saj.


Kësisoj skuadra angleze ka vendosur ta shes yllin e mesfushës në janar pasi nuk duan ta humbasin në verë pa fituar asgjë.

3196464

Newcastle United dhe Manchester United janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e yllit belg.

Megjithatë sipas mediave angleze 'Laraskat' janë në përparësi për të nënshkruar me Tielemans për faktin se po ofrojnë më shumë.

NINTCHDBPICT000674793934 scaled

Daily Express ka raportuar se Newcastle është e gatshme të ofroj 17 milionë euro, ofertë që e kënaq Leicesterin.

Në anën tjetër United nuk po ofron më shumë se 10 milionë euro për lojtarin pasi ai pas gjashtë muajsh do të mbetet i lirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app