Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me ambasadorin e porsaemëruar të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, SH.T. Ismail Isa Ismail Rifaje, i cili e mbulon Republikën e Maqedonisë prej në Ankara, Republika e Turqisë. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Muhamed Zekiri, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërme dhe të Mesme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari Xhaferi që në fillim theksoi se, edhe pse marrëdhëniet diplomatike janë vendosur qysh në vitin 2000, Republika e Maqedonisë akoma nuk ka akredituar ambasador në Jordani, dhe kjo e vështirëson mundësinë për realizimin e vizitave të ndërsjella në nivele të ndryshme dhe mundësinë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar më intensiv, që për fat të keq është në nivel shumë të ulët dhe të pakënaqshëm. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare e cila është më pak e ngarkuar me procedura protokollare dhe apeloi që parlamentarët e të dy vendeve, nëpërmjet Grupeve për bashkëpunim ta vendosin dhe ta avancojnë komunikimin e ndërsjellë dhe në të njëjtën kohë shprehu gatishmëri që si kryetar i Kuvendit ta inkurajojë këtë bashkëpunim.
Ambasadori i Mbretërisë së Jordanisë, Sh.T. Ismail Isa Ismail Rifaje falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë për realizimin e takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu gatishmëri që gjatë mandatit të vet të bëjë përpjekje serioze për inicimin e konsultimeve politike të ndërsjella të cilat do të ishin një bazë nismëtare për fillimin e bashkëpunimit në shumë fusha si ekonomi, këmbim tregtar, turizëm dhe po ashtu e nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sektorit të sigurisë.
Ndërësa deputeti Muhamed Zeqiri theksoi nevojën për lehtësimin e regjimit të vizave ndërmjet dy vendeve, diçka që do të kontribuonte për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik por gjithsesi edhe bashkëpunimit turistik.
Në fund, bashkëbiseduesit u pajtuan ta shfrytëzojnë autoritetin e vet si përfaqësues politik të vendeve të tyre, të japin kontribut në nxitjen dhe thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa