LAJMI I FUNDIT:

Neville shpërthen pas humbjes nga rivali i urryer, nuk i kursen kritikat e ashpra për yllin e United

Neville shpërthen pas humbjes nga rivali i urryer, nuk i kursen kritikat e ashpra për yllin e United

Manchester United ka pësuar humbje të thellë në derbin e madh anglez nga Liverpoolii me rezultat 7-0.

Djajtë e Kuq janë turpëruar në Anfield, një rezultat që do të mbetet njollë e zezë në historinë e tyre.

Këtë humbje nuk po e kapërdinë lehtë as legjenda e Djajve të Kuq, Gary Neville që ka shpërthyer pas ndeshjes për mikrofonat e Sky Sports.


Neville e ka quajtur një turp të vërtetë paraqitjen e Djajve të Kuq, në veçanti ka folur për mesfushorin portugez Bruno Fernandes për të cilin ka thënë se ka pasur sjellje të papranueshme.

“Pjesa e dytë ishte një turp i vërtetë, një ekip i bërë copash, veçanërisht Bruno Fernandes, i cili ndonjëherë ishte i turpshëm”.

“Disa sjellje të tij në pjesën e dytë ishin të papranueshme, madje dukej sikur po ngrinte duart duke pyetur pse nuk e hoqën nga fusha”, deklaroi ish-mbrojtësi anglez.

Ten Hag shpërthen ndaj futbollistëve të United pas humbjes 7-0 nga Liverpooli: Ishte sjellje joprofesionale
Lexo po ashtu Ten Hag shpërthen ndaj futbollistëve të United pas humbjes 7-0 nga Liverpooli: Ishte sjellje joprofesionale

Megjithatë ish-mbrojtësi anglez vazhdon të ketë besim të madh te trajneri Erik Ten Hag, duke thënë se shpreson në një rikthim të fuqishëm nga ish-skuadra e tij.

“Shpresoj se ishte thjesht një pasdite e keqe, besoj se Ten Hag do ta përballojë situatën dhe do ta kthejë shpejt në mënyrën më të mirë. E ka bërë në të kaluarën, por në këtë ndeshje u thyen si skuadër, lojtarët humbën mendjen dhe disiplinën”, deklaroi Neville. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori