LAJMI I FUNDIT:

Neville shpërthen pas emërimit të Thomas Tuchel: Kemi trajnerë anglez më të kualifikuar

Neville shpërthen pas emërimit të Thomas Tuchel: Kemi trajnerë anglez më të kualifikuar

Emërimi i Thomas Tuchel në postin e trajnerit të Anglisë u prit “me thikë” në mediat e ishullit dhe gjermani mori kritika të ashpra nga mbrojtësi legjendar anglez Gary Neville.

“Daily Mail” e përshkroi emërimin e Tuchel si trajner i ‘Tre Luanëve’ me fjalët “Dita e zezë për futbollin anglez”, dhe Neville mendon se kjo është një lëvizje e tmerrshme e Federatës së Futbollit të Anglisë.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë ka thënë se kishte trajnerë anglez më të kualifikuar për ta marrë drejtimin e Kombëtares se sa gjermani Tuchel.


“Mendoj se po e dëmtojmë veten. Mendoj se kishte anglezë më të kualifikuar për këtë punë se Tuchel. Trajnerët anglezë kanë një nga reputacionin më të keq në Evropë”, tha Neville, duke shpjeguar më pas pse mendon kështu.

“Ne nuk kemi një identitet të qartë dhe nuk kemi ndërtuar një stil që është unik për ne. Ne kemi parë trajnerë nga e gjithë Evropa të vijnë në Ligën Premier dhe të sjellin stilet e tyre në lojën tonë”.

“Ne i kemi kopjuar ata, por për mendimin tim, trajnerët anglezë duhet të ndërtojnë identitetin e tyre, mendova se e kishim lënë pas nesh atë periudhë të emërimit të të huajve në postin e trajnerit”, tha Neville, i cili vetë provoi të jetë trajner, por karriera e tij përfundoi vetëm pas 28 ndeshjeve në stolin e Valencias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori