Nga: John Sawers, ish-shef i MI6 dhe ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Kriza e cila po shpaloset në Lindjen e Mesme, është miksturë e strategjisë afatgjate nacionale dhe politikës së interesave të ngushta.
Pas dhjetë muajve shkatërrimtar, Izraeli tash e ka rimarrë lirinë e veprimit. Në javët e fundit, Qeveria Netanyahu ka luajtur me pikat e veta të forta – veçanërisht me aftësinë mbresëlënëse të agjencisë së saj të spiunazhit, Mossad, për të pasur cak dhe për vrarë si p. sh. liderin e jashtëm politik të Hamasit, Ismail Haniyehin në Teheran, si dhe shefin ushtarak të Hizbollahut, Fuad Shukrin në Bejrut.
Duke vepruar kështu, kryeministri Benjamin Netanyahu po zbulon prioritetet dhe strategjinë e vet. Është i përgatitur të përshkallëzojë tensionet në rajon, në vend që të kërkojë t’i qetësojë ato. Në të njëjtën kohë, ai e sheh një mundësi për të çuar para sigurinë afatgjatë të Izraelit dhe për të forcuar udhëheqjen e vet politike në Jerusalem. Gjithashtu, dëshiron ta lë administratën Biden në një qoshe të ngushtë politike dhe të ndihmojë Donald Trumpin që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Vrasja e Haniyehut tregon se Netanyahu nuk është i interesuar për një marrëveshje për pengjet, e cila do të negociohej me Hamasin. Pengjet u kapën nga Hamasi në sulmin e tyre të 7 tetorit, me qëllimin për t’u përdorur si garanci për negociatat. Netanyahu preferon të mos i sakrifikojë pengjet, por lirimi i tyre duket se nuk është pjesë e strategjisë së tij. Me mbështetjen e shefave të tij të sigurisë, ai i ka refuzuar disa marrëveshje të propozuara.
Haniyehu ishte ndërmjetësi kryesor midis negociatorëve ndërkombëtarë – Amerikës, Katarit dhe Egjiptit – dhe vendimmarrësve të Hamasit në Gazë. Dëshmitë bëjnë me dije se ai nuk ishte i përfshirë në planifikimin e sulmit të Hamasit. Por, ishte më i shquari nga udhëheqësit e jashtëm të Hamasit dhe vrasja e tij është një mënyrë e ndëshkimit për 7 tetorin.
Netanyahu tani po shkon drejt strategjisë së “kontrollit” të Gazës, duke ua dhënë trupave lirinë për përplasjen të cilën dëshiron ta provokojë me Hizbollahun. Ekziston një rast i mirë i Izraelit për ta bërë këtë. Hizbollahu përbën kërcënim shumë më të madh për izraelitët, me arsenalin e tij të raketave dhe predhave, si dhe të milicisë prej 100 mijë personave. Kur shefat e tij të mbrojtjes donin të pushtonin Libanin menjëherë pas 7 tetorit, Netanyahu i ndaloi ata. Por, mendimi i tij duket se ka evoluar. Sipas rregullave të pashkruara që skalitin luftimet e nivelit të ulët midis Izraelit dhe Hizbollahut, vrasja e Shukrit nuk ishte e kryer nga raketa qorr që goditi një fshat të druzëve në Golan. Ishte përshkallëzim i qëllimshëm nga Izraeli.
Vrasjet e Shukrit dhe Haniyehit mund të mos jenë planifikuar në të njëjtat 24 orë, por koincidenca e kohës ia jep Teheranit mundësinë për të kanalizuar zemërimin e vet mbi vrasjen e Haniyehit, duke shtyrë Hezbollahun para. Irani po kalon në një tranzicion politik me një president të ri të papërvojë dhe me një lider suprem në rënie. Asnjë udhëheqës iranian nuk u vra. Regjimi mund të preferojë që Hizbollahu të luftojë me Izraelin, në mënyrë që Irani të shmang përplasjen kokë më kokë me Izraelin dhe me ShBA-në.
Është e vështirë të gjykohet se si do të reagojë Hezbollahu ndaj këtij presioni: duhet të ruajë forcën e vet ushtarake dhe pozitën politike. Libani është në telashe të thella ekonomike dhe ka edhe më pak apetit për një luftë të nxitur nga Hizbollahu. Në të njëjtën kohë, nëse mund të tërheqin forcat izraelite thellë në territorin libanez, atëherë do bëhet lufta në terrenin e tyre. Historia e pushtimeve izraelite të Libanit është histori e dështimit. Dhe, sistemi i famshëm i mbrojtjes së Izraelit, Kupola e Çeliktë, rrezikon të mbingarkohet nga vëllimi i madh i raketave të Hizbollahut. Edhe Izraeli do të vuante.
Kjo na çon te amerikanët. Izraeli mendon se e ka lejen për të ndërhyrë në politikën amerikane, të cilën gjë asnjë aleat tjetër nuk do të rrezikonte ta bënte. Por, atëherë, çështja e Izraelit dhe Palestinës është faktor në politikën amerikane, gjë që nuk janë vendet si Britania, Franca dhe Kanadaja.
Trumpi ishte presidenti më i manipulueshëm amerikan i cili i përshtatej Izraelit. Ai e njohu aneksimin e paligjshëm të Izraelit të Lartësive të Golanit, diçka që asnjë vend tjetër nuk e ka bërë. Ai e largoi ShBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin, i inkurajuar nga lobimi i Netanyahut në Kongresin e ShBA-së dhe nga mospërfillja e drejtpërdrejtë ndaj paraardhësit të tij Barack Obama. Propozimet e Trumpit për zgjidhjen për Palestinën u shkruan kryesisht nga izraelitët dhe u përqeshën dhe nuk u morën parasysh nga vendet arabe, sepse ato ishin kaq të njëanshme. Pas 15 vjetëve të armiqësisë me Partinë Demokratike, Netanyahu dëshiron që Trumpi të rikthehet në pushtet, veçanërisht pasi alternativës së tij, Kamala Harrisit, i mungon angazhimi i gjatë i Joe Bidenit dhe simpatia e përzemërt e tij për Izraelin.
Nëse do të ketë luftë të hapur me Iranin ose me Hizbollahunm Netanyahu e di se ShBA-ja do të ndërhyjë për të mbështetur Izraelin. Kjo do të ndezte sërish përçarjet brenda Partisë Demokratike dhe mund të çonte në humbjen e Harrisit në një shtet të madh të papërcaktuar si Miçigani, ku dy përqindëshi i popullsisë janë arabo-amerikanë.
Prandaj, përpjekjet urgjente të administratës Biden për të shmangur përplasjen e afërt në Liban, janë e kundërta e qëllimit të Netanyahut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit