Nesër në Gjykatën Penale Shkupi 1 duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së për financimin ilegal të partisë OBRM-PDUKM.
Të akuzuar janë ish kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinoski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingaroska, që vjet e pranoi fajin dhe u dënua me kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSP thotë se të akuzuarit ilegalisht kanë fituar së paku 4.6 milion euro, e më pastaj i kanë organizuar ato para të paguhen në xhirollogarinë e partisë nëpërmjet pagesave në emër të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parasë ndërsa lëndën do ta gjykojë këshilli gjyqësor që e kryeson Osman Shabani.
Nikolla Gruevski është i akuzuar se në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, ka siguruar financa nga burime anonime për financimin e OBRM-PDUKM-së.
Në këto aktivitet e kanë ndihmuar të akuzuarit Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski, që kanë kryer trysni ndaj personave juridik që kanë arritur marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore, ndërmarrjet publike apo njësive të vetëqeverisjes vendore të sigurojnë mjete financiare për nevojat e OBRM-PDUKM-së si shërbim për profitin e realizuar nga furnizimet publike.
Për lëndën “Talir” ka edhe një aktakuzë që gjykata ende nuk është deklaruar nëse është vlerësuar aktakuza dhe ka të bëj për ndërtimin e selisë kryesore të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij