LAJMI I FUNDIT:

Të dielën ndryshim i motit në Kosovë

Të dielën ndryshim i motit në Kosovë

Në ditët e fundit në Kosovë kemi pasur mot të nxehtë me temperatura që kanë shënuar edhe zyrtarisht ardhjen e pranverës.

Megjithatë, për dallim nga sot, kur temperaturat ishin të larta dhe mbizotëronte vetëm dielli, nesër nuk do të jetë njësoj.

Sipas meteorologëve, nesër do të ketë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të përcillen me riga shiu.


Temperaturat do të sillen nga 10 deri 24°C, si dhe do të fryj erë nga jugu 20 deri 47km/h. /Telegrafi/