LAJMI I FUNDIT:

Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Arian Daci

Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Arian Daci

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot  do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.


Detaje nga incidenti tragjik në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci
Lexo po ashtu Detaje nga incidenti tragjik në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.