Liga e Kampionëve sot fillon me xhiron e dytë të fazës së grupeve ku nuk mungojnë ndeshjet e forta.

Faqja zyrtar e Ligës së Kampionëve ka ndërtuar një skuadër me trajnerët.


Shumica prej tyre kanë qenë futbollistë të shkëlqyer në kohën e tyre dhe kjo ka bërë që formacioni të dal i shkëlqyer.

Në portë është Senol Gunes aktualisht trajner i Besiktasit. Ai ka mbrojtur te Trabzonspor, ku e ka fituar kampionatin gjashtë herë dhe kupën tri herë në një periudhë prej 1972 deri më 1987. Ai ka edhe 31 paraqitje për kombëtaren turke.

6024 5580

Anësor i djathtë është Sergio Conceicao i Ports. Ai e ka fituar dy herë kampionatin me Porton kur ishte lojtar, ndërsa edhe te Lazio ka pasur shumë suksese. Ai ka luajtur me Portugalinë 56 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.

phpThumb

Mbrojtës qendre i pari është Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenhamit. Ai ka luajtur në Neëell's Old Boys, PSG dhe Bordeaux. Pochettino  ka 20 paraqitje me Argjentinën.

1412637659708 wps 36 12th April 2002 French Li

Mbrojtës qendre tjetër është Darko Milani i Mariborit. Ai kishte debutuar me 17 vjet te Partizani. Ka luajtur në Sturm Graz. Ai ka luajtur për Kombëtaren jugosllave dhe Slloveninë.

1411394785359 Image galleryImage 26 Apr 2000 Darko Milanic e1506437509743

Tjetër mbrojtës qendre është Massimo Carrera që aktualisht është trajner te Spartak Moska). Ish futbollisti i Juventusit ku fitoi shumë trofe.

carrera massimo 6 e1506437708188

Anësori i majtë është vendosur John van Bronckhorst, tani trajner i Feyenoor. Holandezi ka bërë karrierë te Feyenoord, Arsenal dhe Barcelona.

58a82c350ca85b41d2000001

Mesfusha fillon me Josep Guardiolan, trajner i Manchester Cityt. Spanjolli ka bërë karrierë te Barcelona, Brescia dhe Roma.

Pep 1999

Para tij vendoset Antonio Conte i Chelseat. Italiani e ka filluar karrierën me Leccen pastaj ka kaluar te Juventusi ku ka luajtur 13 vite.

skysports antonio conte juventus 3829028

Në krahun tjetër është Diego Simeone, trajner i Atleticos. Argjentinasi ka bërë karrierë te Lazio, Inter, Atletico dhe Sevilla.

simeoneeeee

Pas sulmuesit është vendosur Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit. Francezi ka bërë karrierë me Bordeaux, para se të kalonte te Juventusi. Pjesën tjetër e ka kaluar te Real Madridi. Ai në karrierën e tij k pasur shumë suksese.

main qimg 6664efdf539bf10ffd342dbb652756ed c

Sulmues është Ernesto Valverde, aktualisht trajner i Barcelonës. Spanjolli ka luajtur me Athletic Bilbaon, Espanyolin, Barcelonën dhe Mallorca. /Telegrafi/

K1ZYM

Formacioni 

formaxcioni 12122