Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza
Nëse s’ju duken të njohura skenaret më poshtë, s’keni përjetuar një ndarje të mirfilltë. Akoma të paktën.
Shok: Çfarë dreqin ndodhi?
Gjendja e shokut është teknika natyrale e trupit për të përballuar dhimbjen. Kështu që kur marrëdhënia juaj përfundon, ju nuk doni të përballeni me atë që vjen më vonë. Mund të jetë shumë e frikshme ose shumë konfuze.
Kjo gjendje mosbesimi mund të zgjasë minuta, javë ose edhe muaj, nëse ndarja është vërtet e papritur. Gjatë kësaj faze nuk duhet të shqetësoheni nëse përjetoni probleme me frymëmarrjen apo me gjumin, shkruan Cosmopolitan.
Mohimi: Jo nuk po ndodh!
Mohimi është mënyra se si ju refuzoni të pranoni realitetin apo ndjenjat. Nëse ju nuk pranoni ndarjen, atëherë kjo do të thotë që lini vend dhe hapësirë për një ribashkim të mundshëm.
Izolimi: Dua ta kaloj me veten time!
Sapo të keni pranuar ndarjen, nis një tjetër fazë e dhimbshme. Do keni të bëni me zhgënjimin dhe pikëpyetjet se ku dështoi marrëdhënia juaj.
Mendimet tuaja mund të jenë të paorganizuara dhe një kaos i vërtetë. Nuk do keni asnjë dëshirë për të bërë gjëra, madje do flini ditë të tëra, pa bërë asnjë aktivitet. Do duhet ta kaloni edhe fazën e të qëndruarit në errësirë, duke ngrënë akullore ose patatina!
Urrejtja: “Të urrej sepse më theve zemrën”
Në këtë fazë, ndjenjat shkojnë nga trishtimi tek zemërimi. Jeni të acaruar me veten tuaj për gabimet që bëtë, por të xhindosura me partnerin për gabimet e tij. Do ta gjeni veten duke djegur fotografi, apo duke e sharë tek miqtë. Bëni kujdes sepse kjo është faza kur gabohet më shumë!
Pendesa: Si ta kthej mbrapsht?
Ky është momenti kur ose vuani humbjen e tij, ose mundoheni të gjeni se çfarë bëtë gabim dhe që shkaktoi ndarjen. Ndonjëherë, nën efektin e mërzitjes, mund të bëni veprime ekstreme për ta kthyer mbrapsht, apo për të negociuar me të gabimet që ka bërë, citon Anabel.
Depresioni: Nuk do ta harroj kurrë!
Deri tani, nuk e kishit kuptuar seriozitetin e humbjes dhe ky është momenti që nisni e reflektoni. Në këtë pikë, ju vjen në mendje koha që kalonit kur ishit të lidhur e detaje të tjera si këto. Mund të jetë pak e vështirë që të lini shtratin, madje mund të ndieni dhe dhimbje trupi, por që me kalimin e kohës, do të zbehen.
Pranimi: E kuptoj përse ishim bashkë, përse u ndamë dhe nuk ka problem, do kalojë.
Faza kur e pranoni ndarjen bën që për gjithë të tjerat t’ia vlejë barra qeranë. Më në fund, do ndiheni e çliruar dhe do të kuptoni se nuk mund të kapeni tek e shkuara. Dielli do të ndriçojë dhe ju do ndiheni mirë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

100 ushtrime të cilat mund t’i bëni me pesha deri në pesë kilogramë (Video)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës