Ndarjet janë të vështira, sepse sjellin ndryshim, tranzicion dhe humbjen e një personi që në shumë situata, të ka qëndruar pranë
Plus, njerëzit duan të krijojnë lidhje dhe marrëdhënie me njëri-tjetrin, ndaj është e vështirë që të thyesh një raport të ndërtuar. Por, ndarjet ndodhin dhe nuk ke ç’bën.
E rëndësishme është të kalosh në mënyrën e duhur etapat e një ndarjeje dhe të identifikosh se ku je.
Shumë mendime mbi personin tjetër
Kjo fazë vjen para se të ndodhë ndarja. Në këtë periudhë, personi në fjalë ka mendime pozitive dhe negative në një marrëdhënie, por nuk është ende i/e bindur nëse do të ndahet. Kjo fazë karakterizohet nga momentet e mira, si për shembull kujtimet e bukura, si dhe ato të këqijat, që mund të përfshijnë një zënkë apo dëshirën e ethshme për t’u ndarë. “Shpesh partneri tjetër nuk është i vetëdijshëm mbi mendimin që ka personi për t’u ndarë dhe kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë etapë”, shprehet Ned Presnal, terapist çiftesh.
Kujtimet euforike
Pra, i ke dhënë fund lidhjes. Por befas, çdo gjë rreth ish-it të duket përkryer. Në këtë fazë ti rikujton me mall dhe dashuri çastet e bukura, aspektet pozitive të marrëdhënies dhe madje, i sheh në një lente më pozitive aspektet që të çuan në ndarje. Sipas Nicole Artz, terapiste për marrëdhëniet në çift, kjo fazë mund të sjellë edhe ndjenja faji ose keqardhjeje.
Kuptimi
Në këtë fazë ndihesh sikur të gjitha qelizat e trurit po përpiqen të të pajtojnë me ish-in. Gjithsesi, një pjesë e jotja e di shumë mirë që ndarja është diçka që duhet të ndodhte. Sipas Beverley Andre, terapiste e çifteve, në këtë fazë, njerëzit priren të analizojnë se çfarë i çoi drejt ndarjes dhe ngadalë, duke analizuar çdo aspekt të vetes dhe të ish-it, e kupton saktësisht pse marrëdhënies i erdhi fundi”.
Mpirja
Kjo fazë nuk përjetohet nga të gjithë, por shenjat janë: shkëputja nga realiteti dhe mohimi i realitetit aktual. “Mpirja mund të zgjasë me disa orë, në disa ditë pas ndarjes”, shprehet Nicole Artz.
Të gjithë japin një mendim
Po, sado bezdisëse të duket, do ta kalosh edhe këtë fazë. Njerëzit do të të vijnë dhe do të të thonë se si mund ta kishe zgjidhur/menaxhuar ndryshe situatën. Në disa raste do të ndjesh gjykim apo dhe kritikë, por thjesht mendo se është totalisht jeta dhe vendimet e tua.
Trishtimi
Mos i nënvlerëso dhimbjen dhe emocionet e tua. “Fundi i një marrëdhënieje mund t’i ngjasojë humbjes së një të dashuri. Është e dhimbshme, shkatërruese, e trishtë në të gjitha aspektet e jetës”, thotë Harrison. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se fundi i një marrëdhënieje nuk do të thotë se e ke humbur personin tjetër.
Në këtë fazë, mund të tërhiqesh nga shoqëria, të rrish më shumë në vetmi, të mos hash si zakonisht, të mos flesh aq sa duhet, apo edhe të acarohesh pa shkak.
Ndryshimet në rrjetet sociale
Le të jemi të sinqertë, rrjetet sociale e bëjnë ca më të vështirë ndarjen. Ti duhet të fshish fotot (nëse e ke bërë publike lidhjen në rrjetet sociale. Në rast se jo, do i fshish nga telefoni), duhet t’i bësh ‘mute’ postimeve të tij/saj, ose edhe unfollow, por nuk do të rrish dot pa kontrolluar se ç’bën apo me kë del.
Ajo që sugjerohet të bësh, është të marrësh një pushim nga rrjetet sociale, ose të zvogëlosh kohën që shpenzon në to. Kur të jesh gati, rikthehu.
Rikthimi në gjendjen e mëparshme
Zemërthyerja dhe shërimi janë procese paksa tinëzare, pasi të bindin se je mirë dhe po e kalon situatën, por në një pikë, e gjen veten duke qarë me dënesë për ish-in. Është mëse okay që ta përjetosh, por kuptoje që është thjesht një moment çlirimi. Shpesh, në këtë fazë, ti mundohesh të rikontaktosh me personin tjetër dhe situata mund të bëhet edhe më negative se më parë.
Pranimi
Pas përjetimit të zemërimit, mendimeve të njerëzve dhe ndjesive të tua intense, do të të duhet ta pranosh ndarjen dhe të kuptosh se ka ndodhur dhe pikë. Tani, je gati për të ecur para.
Krahasimi
Kjo fazë e rrugëtimit pas ndarjes lidhet me përparimin dhe dëshirën për të dashuruar sërish, megjithatë, sërish i ke sytë dhe mendjen nga ish-i. Në këtë fazë, ti mund të njohësh dikë tjetër, por sërish do e krahasosh me ish-in. Si rezultat, do të zhgënjehesh, do të kesh pritshmëri ndryshe nga ato çfarë personi i ri ofron dhe në shumë raste, do të lëndosh veten dhe personin që po hyn në jetën tënde.
Ecja përpara
Ia dole! Tani, je gati të vazhdosh përpara. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të kesh momente delikate, ditë, apo edhe javë të vështira, në të cilat do të krijosh rutinën e re. Kjo nuk do të thotë as që nuk do e shohësh herë pas here profilin e ish-it në rrjetet sociale. “Emocionet dhe kujtimet mund të jenë ende prezente”, thotë Carla Marie Manly, autore e “Joy from Fear: Create the Life of Your Dreams by Making Fear Your Friend”. Është krejtësisht normale të duash të takohesh sërish me ish-in dhe të përjetosh emocione të përziera, por je gati të vazhdosh jetën tënde. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit