Milani aktualisht ndodhet në vendin e tretë në kampionat dhe ëndërron të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Nëse arrihet kjo atëherë klubi do të tentojë blerje edhe më të mëdha.


Grupi Elliott, që zotëron klubin, është gati të investojë maksimalisht për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso.

GettyImages 1127973842 1 Federico Chiesa . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo edhe për t’i gëzuar tifozët kuqezi me një lojtarë me peshë.

Dëshirë e Milanit është edhe talenti i madh i Fiorentinës, Federico Chiesa, që ndiqet edhe nga PSG, Manchester United, e Real Madrid.

Familja Della Valle e vlerëson kartonin e lojtarit nga 80 deri në 100 milionë euro.

GettyImages 1127973834 Chiesa (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Konkurrenca për 21-vjeçarin është e madhe edhe në Itali me Juventusin, Romën e Interin që mund të jenë kundërshtarët kryesorë të Milanit për të arritur te talenti italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app