LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni të ardhura vjetore mbi një milion denarë, duhet të paguani TVSH

Nëse keni të ardhura vjetore mbi një milion denarë, duhet të paguani TVSH

Personat fizik të cilët kanë të ardhura më të larta se një milion denarë duhet të paguajnë TVSH dhe për këtë nuk duhet të ketë diskutime ose dilema, tha në një deklaratë për Alsat, këshilltari në Ministrinë për Financa, Branimir Jovanoviq.

Derisa publiku dhe ekspertët kanë dilema në lidhje me atë se cilat kategori të qytetarëve duhet të jenë taksapagues të TVSH-së, Jovanoviq është kategorik në qëndrimin e tij, duke thënë: “Taksapagues është çdo person që kryen veprimtari ekonomike të pavarur.”

“Edhe në këtë pjesë nuk ka asnjë ndryshim gjatë periudhës së kaluar. Kështu ka qenë gjithmonë, që nga miratimi i Ligjit për TVSH në vitin 1999. Pyetja që parashtrohet është përse kjo nuk është zbatuar më herët”, thotë Jovanoviq.


Por, Ligji për TVSH-në nuk përkufizon qartë se çka nënkupton shprehja “veprimtari ekonomike”. DAP për herë të parë gjatë vitit të kaluar kërkoi nga personat fizik të regjistrohen si taksapagues të TVSH-së, por pas reagimeve nga opinioni publik, nuk kishte gjoba për ata që nuk e kanë respektuar këtë detyrim ligjor dhe për këtë shkak nuk u zbatua në praktikë.

“Një milion denarë në bazë vjetore janë rreth 16.000 euro që në bazë mujore nënkupton rreth 1.400 euro. 1.400 euro në muaj përfitojnë më të pasurit në vend, një për qind nga banorët dhe me këtë detyrim për të paguar TVSH për përfitime mbi një milion denarë nuk obligohen më të varfërit dhe pjesa më e madhe e popullit, por një për qind, pjesa më e pasur e tyre”, tha Jovanoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori