LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni sy më të vegjël, duhet të shmangni këtë mënyrë grimi

Nëse keni sy më të vegjël, duhet të shmangni këtë mënyrë grimi

Si të aplikoni në mënyrën e duhur alajner të zi?

Alajneri mund të ndryshojë në tërësi dukjen e syve tuaj, jo thjesht t’i bëjë ata më dramatikë.


Varësisht nga aplikimi, alajneri ka mundësi që sytë tuaj të duken më të mëdhenj apo më të vegjël.

Aplikimi i lapsit në kapakun e poshtëm dhe linjën e poshtme të qerpikëve menjëherë do t’i zvogëlojë sytë tuaj.

Edhe pse zvogëlimi i syve mund të jetë një mënyrë e mirë që të krijojë dukjen e maces, nuk është rezultati i dëshiruar i të gjithave, shkruan The List, përcjell Telegrafi.

Alajneri i syve në kapakun e poshtëm mund të duket i ftohtë dhe i zymtë, por gjithashtu mund të ketë një efekt tjetër që mund të mos e synoni. Siç paralajmëron grimuesja e famshme Fiona Stiles, alajneri i errët vetëm në kapakun e poshtëm mund ta bëjë pamjen tuaj të duket e pabalancuar, duke tërhequr sytë poshtë. Kjo do të përkeqësohet nëse keni sy natyralisht më të vegjël, pasi kjo ju jep një efekt tkurrje për shkak të ngjyrës më të hapur të vijës së qerpikëve që nuk duken.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta vendosni fare lapsin për sy. Një mënyrë alternative për të arritur një pamje të tymosur pa zvogëluar madhësinë e syve tuaj është të aplikoni lapsin për sy në cepin e jashtëm të syve tuaj dhe jo në të gjithë kapakun e poshtëm. Kjo nuk do të zvogëlojë madhësinë e syve tuaj, por sigurohuni që ta përzieni mirë lapsin për sy në pikën fillestare të këndit për një pamje të barabartë.

Nëse dëshironi të lyeni kapakun tuaj të poshtëm, alajneri i bardhë mund të jetë zgjedhja e duhur.. Alajneri i bardhë jo vetëm që i bën sytë tuaj të duken më të mëdhenj, por gjithashtu ju bën të dukeni më të zgjuar. Arsyeja është se ju zgjeron të bardhët e syve – ndryshe nga e zeza, e cila i shkurton ato. Një tjetër këshillë e shkëlqyer është të vendosni një hije margaritari ose të bardhë në cepat e brendshëm të syve, e cila më pas do t’i zgjasë më tej. /Telegrafi/