Tim Cahill ka filluar më së miri aventurën e tij te Melbourne City.

36-vjeçari ka treguar edhe një herë se ai nuk ka harruar të shënon gola të bukur.


Ish-ylli i Evertonit shënoi në debutimin e tij në A-League dhe atë në derbin e Melburnit në fitoren 1-4.

Cahill me një gol të bukur nga mesi i fushës ngriti në këmbë 43,000 tifozët e pranishëm , ndërsa më poshtë keni golin.

Por, nuk duhet harruar edhe gol i tij në Kupën e Botës ndaj Holandës në vitin 2014. /Telegrafi/

telegrafi sport app