Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Torino nëse “Zonja e Vjetër”, nuk arrin ta zë një vend në Ligën e Kampionëve.

Juventus, Milan, Atalanta dhe Napoli janë duke luftuar për tre vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pasi Interi duket se e ka siguruar vendin e parë,


Thashethemet në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos vazhdojnë në mediat italiane.

ronaldo 4

Reagimi pas fishkëllimës finale në fitore 3-1 kundër Genoas ka shkaktuar thashetheme të reja dhe pakënaqësi.

Tuttosport shkruan se portugezi do të largohet nga klubi nëse Juventusi nuk përfundon në katërshin e parë në Serie A këtë sezon.

Ylli 36-vjeçar ende synon Këpucën e Artë të Serie A dhe Kupën e Italisë, por Zonja e Vjetër aktualisht është 12 pikë prapa liderit Inter, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje.

Ronaldo Sporting 1

Ronaldo ka qenë i lidhur me një kthim në Manchester United, por  edhe në Real Madrid në javët e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app