LAJMI I FUNDIT:

“Nëse është një lojtar që nuk dua ta lëndoj, është Eden” – Meunier ndjen dhembshuri për Hazardin

“Nëse është një lojtar që nuk dua ta lëndoj, është Eden” – Meunier ndjen dhembshuri për Hazardin

Thomas Meunier ka mohuar në mënyrë të ashpër sugjerimin se ndërhyrja e tij në Eden Hazard në vitin 2019 është arsyeja për problemet e tij të vazhdueshme të dëmtimit që nga ajo kohë.

Gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, anësori belg u lënduar nga një ndërhyrje e bashkëkombësit të tij.

Duke folur për RTBF, Meunier u pyet nëse ai mendonte se problemet e vazhdueshme të Hazard janë për shkak ndërhyrjes së tij në kyçin e këmbës së ish-anëtarit të Chelseat.


“Po, kjo është e gjitha”, u përgjigj ai me shaka.

“Unë shkova në stërvitje te [Real] Madridi javën e kaluar dhe bëra një tjetër problem të madh për Hazard”.

Mbrojtësi i krahut, i cili tani luan për Borussia Dortmund, shpjegoi ndjenjat e tij të vërteta në kohën e incidentit.

“Unë jam me të vërtetë i trishtuar për këtë. U përpoqa ta kontaktoja atë menjëherë pas ndeshjes, por nuk munda t’i afrohem”.

“Më pas, pashë dy ose tre shokë të tij të ekipit të cilët më thanë se ai kishte vërtet dhimbje. Kryqëzova gishtat dhe shpresoja se nuk ishte shumë keq. Nëse ka një lojtar që nuk doja ta lëndoja, është Eden”.

“Shpresoj se nuk do të jetë asgjë. Unë kurrë nuk kam dashur ta lëndoj atë. Ai ka gjetur formën e tij më të mirë. Kur Real Madridi ju telefonon nuk është rastësisht, ai është një lojtar shumë i mirë”, ka shtuar më tej Meunier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori