LAJMI I FUNDIT:

Nëse e keni vërejtur se po ju bien më shumë flokët këtë muaj, nuk keni qenë duke imagjinuar

Nëse e keni vërejtur se po ju bien më shumë flokët këtë muaj, nuk keni qenë duke imagjinuar

Nëse dyshemeja iu është mbushur me flokë, nëse e shihni se gjatë dushit po ju bien flokë dhe keni vërejtur se po ju bien më shumë flokët se zakonisht, atëherë nuk jeni e vetmja.

Rënia e flokëve është krejtësisht normale, dhe nëse jeni duke e vërejtur se këtë jeni duke e përjetuar më intensivisht së fundmi, nuk jeni duke imagjinuar, transmeton Telegrafi.


Faktikisht, rënia e flokëve rritet sa i përket intensitetit në muajt e vjeshtës dhe verës.

Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë konstatuar se vërtet njerëzit përjetojnë më shumë rënie të flokëve gjatë verës dhe vjeshtës sesa në dimër dhe pranverë, por nuk e kanë krejtësisht të qartë se përse ndodh kjo.

Dhe, përderisa nuk dihet shkaktari kryesor i këtij fenomeni gjatë muajve të ardhshëm, të paktën nuk keni pse të merakoseni sepse kjo nuk është diçka serioze dhe u ndodh pothuajse të gjithë njerëzve. /Telegrafi/