Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, theksoi të mërkurën në Beograd rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi si dhe të bashkëpunimit në luftën ndaj kërcënimeve për qëndrueshmërinë rajonale dhe evropiane.
Zonja Allen u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më të cilin siç thuhet në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit, diskutoi mbi çështjet globale dhe përparimin e Serbisë drejt integrimit më të madh në Bashkimin Evropian si dhe Planin e Rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
“Nënsekretarja Allen nënvizoi rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të luftuar kërcënimet ndaj qëndrueshmërisë evropiane dhe rajonale, të tilla si agresioni rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata”, thuhet në njoftim, transmeton VoA.
Serbia’s future is in the EU. Great discussion with @predsednikrs President Vucic on how the U.S. and Serbia can work together to advance our common interests. pic.twitter.com/5B0fZrVhBu
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 15, 2024
Presidenti serb shkroi ndërkaq në rrjetet sociale se i ka kërkuar zonjës Allen shtimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Theksova trysnitë me të cilat përballet Serbia dhe serbët dhe kërkova nga Shtetet e Bashkuara të rrisin angazhimin dhe të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të ruajtur qëndrueshmërinë e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit drejt një të ardhmeje të begatë”, shkroi presidenti serb.
Allen qëndroi në Beograd në kuadër të një vizite në rajon gjatë së cilës qëndroi në Bosnjës dhe pritet të vizitoje Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
DASH-i tha se vizita synon “thellimin e partneritetit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Nënsekretarja Allen do të theksojë vlerat themelore demokratike që ndajmë me qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e punës së përbashkët për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të hapura nga ndikimi keqdashës”.
Serbia një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Që nga fillimi i agresionit, diplomatët perëndimorë kanë shfaqur shqetësimin se Moska mund të përpiqet të shfrytëzojë çështjet e pazgjidhura në Ballkan, për të nxitur destabilitet që do të tërhiqte vëmendjen nga Ukraina.
Kjo ka shtuar përpjekjet për të përshpejtuar procesin e afrimit të vendeve të rajonit më strukturat euroatlantike.
Udhëheqësit e këtyre vendeve dhe ata të Bashkimit Evropian mblidhen të enjten në Kotor të Malit të Zi për të diskutuar Planin prej 6 miliardë eurosh të bllokut për Rritjen Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.
Bashkimi Evropian ka theksuar se parakusht për Kosovën dhe Serbinë për të përfituar nga kjo paketë është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit