LAJMI I FUNDIT:

“Mesazh për Iranin”: Nëndetësja raketore bërthamore amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme

“Mesazh për Iranin”: Nëndetësja raketore bërthamore amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se një nëndetëse raketore bërthamore mbërriti dje në Lindjen e Mesme.

Dhe lëvizja e pazakontë për të shpallur publikisht pozicionin e një nëndetëseje bërthamore është parë nga disa komentues si një mesazh për Iranin.

Lajmi vjen në ditën kur forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë goditur 450 objektiva brenda Gazës, duke vrarë një komandant të lartë të Hamasit.


“Gjatë ditës së fundit, aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan rreth 450 objektiva të organizatës terroriste Hamas, duke përfshirë komplekse ushtarake, poste vëzhgimi, pozicione kundërajrore dhe më shumë”, thuhet në një deklaratë nga IAF, shkruan të hënën Sky News, përcjell Telegrafi.

Forcat detare sulmuan gjithashtu selitë, pozicionet e lëshimit të raketave antitank dhe pika të tjera vëzhgimi që Izraeli pretendon se i përkisnin Hamasit.

“Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore… eliminuan komandantë të Hamasit, përfshirë Jamal Musa, i cili është përgjegjës për sigurinë speciale”.

Deklarata tha gjithashtu se forcat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) morën kontrollin e një pike të Hamasit brenda Gazës, që përmbante poste vëzhgimi, objekte stërvitore dhe tunele. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori