Ukraina, një nga vendet më të varfra evropiane, është bërë një parajsë për prindërit e ardhshëm. Në një vend ku të paktën 500 lindje bëhen nga nënat surrogate dhe prindërit e ri janë të gatshëm t’i paguajnë ato, ndërkohë që numri i tyre është duke u rritur.
Ana ishte 18-vjeçe kur dëgjoi për surrogatet. Ajo përfundoi shkollën dhe po planifikonte të punësohej në një hotel në qytetin e saj të vogël ukrainas. Rroga e saj ishte 200 dollarë në muaj, dhe nga ajo që dëgjoi, nëse do të bëhej surrogate, atëherë do të paguhej rreth 20,000 dollarë. Edhe pse prindërit e saj nuk janë të varfër dhe e ndihmojnë, ajo deshi të bëhej surrogate, pasi donte të bënte para për të rinovuar shtëpinë dhe të blejë veturë.
“Ka shumë çifte pa fëmijë që vijnë në vendin tonë”, tregon Ana.
Shumica e vajzave në Ukrainë e bëjnë këtë, por ende nuk flasin për këtë. Çifte të huaja vijnë në Ukrainë që nga viti 2015, pasi industria surrogate në Azi ka filluar të dobësohet. Ukraina është kështu një nga vendet e fundit në botë ku paguhet shumë pak, vetëm një pjesë e shumës që mund të merret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas disa viteve të punës në hotel, kur ishte 21-vjeçe, Ana mori vendimin për të qenë një nënë surrogate. Deri atëherë ajo kishte një vajzë dhe ajo ishte gati. Sipas ligjit ukrainas, një nënë surrogate duhet të ketë të paktën një fëmijë të saj para shtatzënisë me fëmijën “e huaj”. Në këtë mënyrë ruhen nënat, pasi konsiderohet se shansi për t’u lidhur me fëmijën që bartin do të jetë më e vogël nëse nëna surrogate ka tashmë një fëmijë.
Ana nisi të kërkojë informacion në faqet e internetit të shumta dhe së shpejti arriti në Kiev për ekzaminim mjekësor. Ai nënshkroi një marrëveshje me një çift nga Sllovenia dhe pas përpjekjes së parë për implantimin e embrioneve në mitër ishte shumë e lumtur. Procesi pati sukses, por pastaj kishte probleme me kujdesin shëndetësor të dobët dhe mungesën e kujdesit profesional për nënat surrogate.
Pavarësisht nga problemet, fëmija u lind i shëndetshëm dhe Ana vendosi të bëhet serish nënë surrogate. Këtë herë ajo do të sjellë një fëmijë nga një çift japonez, të cilin as që e takoi. Çdo gjë ishte rënë dakord nga një avokat në Kiev. Këtë herë ajo ishte më e kujdesshme kur zgjidhte një klinikë, por beson, nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo do të lindë fëmijën e saj të tretë në moshën 24-vjeçare, prej të cilëve një është i saj dhe dy janë të huaj.
“Kërkesat për nënat surrogate në dy vjetët e fundit në Ukrainë është rritur për 1.000 për qind”, tha Sam Everingham nga Families Through Surrogacy, organizatë, e cila këshillon prindërit e ardhshëm.
Përveç faktit që është legjitime, ligjet liberale të Ukrainës i njohin prindërit e ardhshëm si prindër biologjikë që nga fillimi dhe nuk vendosin një kufi mbi pagën që një nënë surrogate mund të marrë. Kjo lejon çdo grua të vendosë çmimin e vet. Por problemet burokratike ende ekzistojnë, varësisht nga vendet që vijnë çiftet që janë bërë prindër, disa prej të cilave duhet të qëndrojnë në vend për disa muaj.
Mjekja Olga Bogomolets, e cila kryeson komitetin parlamentar të shëndetësisë ukrainase, beson se gratë ukrainase bëhen surrogate për shkak të gjendjes së keqe ekonomike të vendit dhe rënies së standardit, transmeton KosovaPress.
“Vetë industria nuk është e rregulluar sa duhet, gjë që mund t’i çojë nënat surrogate dhe prindërit e ardhshëm në rrezik të lartë”, thekson Bogomolets.
Çiftet që kërkojnë nënat surrogate, në mënyrë të pashmangshme do të fillojnë kërkimin e tyre. Varet nga informacioni në forumet e internetit ku shkëmbejnë histori rreth përvojave dhe problemeve të tyre.
Përvoja pozitive prindërit kanë më së shumti me qendrën mjekësore të Ilay në Kiev, praktika e mirë e të cilëve tërheq një numër në rritje të nënave surrogate, gjë që shihet edhe në listën e pritjes së gjatë, shkruan BBC.
Jana, e cila ka lindur para dy muajve, këshillon të tjerët që të përjetojnë këtë vetëm si një punë. Ajo kujton përvojën e saj dhe tregon se fëmijën që e kishte lindur menjëherë e kishin marrë dhe kishte mbetur me ndjenja të një nëne.
“Do të ishit një person i ftohtë për të mos i ndier ato, por kur e shihni lumturinë dhe buzëqeshjen në fytyrën e një prindi biologjik, kjo është kjo. Kuptoni se gjithçka është mirë me fëmijën dhe se prindërit janë të lumtur”, tha Jana.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri