LAJMI I FUNDIT:

Nëna nga Paraguaji ia shiti dilerit vajzën 3-vjeçare për 11 euro, në këmbim të drogës – ai e përdhunoi dhe vrau

Nëna nga Paraguaji ia shiti dilerit vajzën 3-vjeçare për 11 euro, në këmbim të drogës – ai e përdhunoi dhe vrau

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se 3-vjeçarja Luz Maida po rrëmbehet nga një burrë, i cili më vonë do ta përdhunonte dhe vriste në orët e para të mëngjesit të së premtes në Pedro Juan Caballero, Paraguai.

Nëna e saj Aurelia Salinas (42) ia shiti të dashurit të saj në këmbim të drogës me vlerë prej 11 euro, transmeton Telegrafi.

Pak më shumë se 24 orë më vonë, trupi i përgjakur i Luzit u gjet në një shtëpi të braktisur.


Policia nuk ka dhënë emrin e sulmuesit, por bëhet e ditur se ka dhunuar dhe vrarë një vajzë trevjeçare.

Trupi i saj i vogël u gjet i mbështjellë me një bluzë. Ajo u gjet në shtratin e një shtëpie të braktisur, shkruan Daily Mail.

Vendasit e zemëruar dyshohet se u përpoqën të linçonin nënën e saj pasi rrëfeu në polici se çfarë kishte ndodhur.

I dashuri i saj më vonë pranoi vrasjen, raportuan mediat lokale. Më shumë se 300 vendas morën pjesë në funeralin e Luzit, dhe disa fqinjë dogjën shtëpinë ku u gjet trupi i vajzës së vrarë.

Aurelia Salinas ka shtatë fëmijë të tjerë, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare, e cila dyshohet se lejoi të abuzohej seksualisht nga një burrë 30-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori