Amy Sayle, 42 vjeçare, nga Australia dhe burri i saj Steve, 44 vjeçar, larguan vajzën e tyre Ebony, tani 18 vjeçare, nga arsimi i zakonshëm kur ishte 13 vjeçare.

Duke parë se si ajo lulëzoi me “shkollimin pa shkollë”, ku fëmijët mësojnë vetëm atë që duan, çifti largoi djemtë e tyre Bodhi, nëntë vjeç dhe Kai, shtatë vjeç nga shkolla.


Edhe pse djali i madh i tyre, Jesse, 23 vjeç, shkoi në një shkollë konvencionale gjatë tërë arsimit të tij, Amy thotë se pikëpamjet e saj u zhvendosën kur rrjetet sociale u bënë të famshme.

Screenshot 3 34 Foto: PA Real Life

Amy, fotografe, shpjegoi: "Kur hynë në lojë rrjetet sociale, bota ndryshoi plotësisht - dhe me të erdhën presione dhe ankthe shtesë për fëmijët”.

"Me Ebony, unë u ndjeva se presioni i bashkëmoshatarëve ishte shumë i ashpër. Imazhi dhe interneti ishte pjesë e jetës së saj në kohën kur ishte adoleshente, ndërsa Jesse nuk kishte asnjë të tillë kur ishte në shkollë”.

Screenshot 1 76 Foto: PA Real Life

"Nuk më pëlqeu. Ndjeva pak shkëputje nga sistemi shkollor, kështu që ne ndjeheshim sikur fëmijët tanë do të bënin shumë më mirë nëse ata mësonin vetë”.

Screenshot 2 54

"Kur fëmijët mësojnë vetë, largohet presioni prej tyre duke mos u thënë atyre se duhet të jenë në një standard të caktuar nga një moshë e caktuar - dhe nga ana tjetër ata lulëzojnë". /Telegrafi/