LAJMI I FUNDIT:

Nëna e kap për flokë dhe e ngrit në ajër vajzën 3-vjeçe, e akuzonte se ia kishte humbur tabletin (Video, +18)

Nëna e kap për flokë dhe e ngrit në ajër vajzën 3-vjeçe, e akuzonte se ia kishte humbur tabletin (Video, +18)

Tre fëmijë janë marrë nën përkujdesin e shtetit në Argjentinë, pasi një video që ka qarkulluar së fundmi në internet, shfaq nënën e tyre duke rrahur brutalisht njërin prej tyre në shtëpi.

Videoja e publikuar në internet, tregon se si gruaja e nervozuar e kap për flokë vajzën e madhe (3-vjeçe) dhe e ngrit në ajër dhe më pas e përplas për tokë – duke e akuzuar se ia kishte humbur tabletin, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar nga një dëshmitarë i paemëruar në shtëpinë e gruas së dhunshme në qytetin Bahia Blanca, në pjesën lindore të Argjetinës.


Ngjarja fillon kur nëna godet vajzën e saj dhe e akuzon se “ia kishte vjedhur tabletin”. Ajo dëgjohet duke i bërtitur vogëlushes: “Si është e mundur që nuk po të kujtohet ku e ke lënë?”

“Ma jep tabletin, këtu e kishe kur erdha. Ma jep ose do të vrasë”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, vogëlushja e tmerruar nga frika mbulohet me batanije, derisa nëna e saj vazhdon ta sulmojë. Dhe në një moment ajo e humb durimin totalisht, dhe e kap për flokë dhe e ngrit në ajër sikur të ishte kukull dhe më pas e përplas për tokë.

Por, menjëherë kanë reaguar policia dhe autoritetet lokale të cilët i morën në përkujdesje vogëlushen dhe dy vëllezërit e saj. Ndërkaq, nuk dihet nëse nëna e dhunshme është burgosur apo është ngritur padi kundër saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Kalo në kategori