LAJMI I FUNDIT:

Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Nën drejtimin e Cavallit, stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është shtëpia e Prishtinës – kryeqytetasit kanë harruar si fitohet, tani duartrokasin për barazime

Jean-Michel Cavalli, trajneri i FC Prishtinës, u emërua në krye të skuadrës nga kryeqyteti në fillim të sezonit 2024/25, por deri tani, ecuria e tij ka ngjallur shumë pikëpyetje.  

Me 7 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje, skuadra bardhëekaltër ka grumbulluar 29 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt, një pozicion që mund të duket i pranueshëm për disa, por për FC Prishtinën dhe tifozët e saj, është larg pritshmërive, ndoshta edhe jo – pasi reagimet mungojnë. 

Përkundër faktit se Prishtina ka një skuadër me shumë talente, ekipi ka dështuar të tregojë performancën që pritej, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ka humbur shkëlqimin që kishte në të kaluarën.  


Në këtë kontekst, trajneri Cavalli është një nga faktorët kryesorë të kësaj forme të paqëndrueshme dhe ne do tua rendisim disa fakte. 

Ai ka ndryshuar vazhdimisht formacionet startuese, duke mos preferuar të njëjtin grup lojtarësh, një vendim që ka krijuar pasiguri dhe ka shpërndarë përgjegjësinë, duke mos e marr te vetja. 

Nëse një lojtarë gabon, sikurse ishte rasti me Albin Krasniqin ndaj Suharekës (2-2), ku kishte tri raste të mira, ai e zëvendëson herët, pastaj e ‘gozhdon’ në stol në ndeshjen e ardhshme, edhe pse paraqitja e mesfushorit ishte shumë e mirë në atë takim. 

Njëjtë në këtë javë mund të ndodh me mbrojtësin Leonat Vitija, i cili shkaktoi penallti ndaj Dritës (3-3) dhe në golin e fundit nuk e largoi topin si duhet. 

Madje edhe transferimet e verës si: Philippe Bouye, Junior Ngatta, Tope Fedahunsi, Ronald Sobowale dhe Sunday Akinbule, shumë prej tyre u “zhdukën”.   

Pra, Cavalli preferon që përgjegjësin e humbjes së pikëve ta lërë të lojtarët dhe asnjëherë ta marr përsipër vetë.  

Humbja e terrenit vendas – stadiumi “Fadil Vokrri” shtëpi e të gjithëve, vetëm e Prishtinës jo 

Statistikat për ndeshjet e FC Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” flasin vetë.  Ai ka vetëm 4 fitore dhe 7 barazime në 11 ndeshje të luajtura në arenën e kryeqytetit këtë sezon, një shifër që është larg pritshmërive për një ekip me objektiva të larta.  

Një tjetër statistikë që nuk duket edhe aq shqetësuese te Prishtina është se në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpi, nuk ka fitore, shkruan Telegrafi. 

Tifozët e Prishtinës që njihen si ‘Plisat’, që në të kaluarën edhe kanë kërkuar shkarkime trajnerësh, fitoren e fundit “në shtëpi” e kanë gëzuar në vitin e shkuar, pra më 5 tetor 2024, kur mposhtën vendin e fundit në renditje, Feronikelin me rezultat 2-0 dhe për ironi ndeshja ishte zhvilluar në Skenderaj, pasi “Fadil Vokrri” ishte në rinovim.  

Ndërkohë, rezultatet e tjera, pra pesë ndeshet e fundit në “Fadil Vokrri” janë si në vijim: 3-3 ndaj Dritës, 2-2 ndaj Suharekës, 0-0 kundër Malishevës dhe Gjilanit, dhe një barazim 1-1 ndaj Ballkanit. 

Madje tifozët i kanë dal në krahë skuadrës, ku edhe pas barazimeve, janë duartrokitur, sikurse në fitore.

Pozita në renditje dhe mungesa e fitores në shtëpi ende nuk ka krijuar tensione dhe kritikë ndaj trajnerit Cavallit, që siç duket e ka besimin e jashtëzakonshëm të presidentit të klubit, Rrahman Haradini.  

Prishtina mbetet në garë për tri pozitat e para, por edhe në Kupën e Kosovës është në çerekfinale, me gjasa  për një vend në garat evropiane, por nëse ky duhet të jetë synimi i Prishtinës, atëherë ndoshta edhe do ta arrijnë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Është vetëm 26 vjeç, por Mbappe arriti diçka të jashtëzakonshme me golat ndaj Man Cityt

Është vetëm 26 vjeç, por Mbappe arriti diçka të jashtëzakonshme me golat ndaj Man Cityt

Ndërkombëtare
Tre gjigantët evropianë monitorojnë Arda Gulerin

Tre gjigantët evropianë monitorojnë Arda Gulerin

Ndërkombëtare
Messi e nis sezonin me një gol fantastik në një nga ndeshjet më të ftohta në histori

Messi e nis sezonin me një gol fantastik në një nga ndeshjet më të ftohta në histori

Ndërkombëtare

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregon çfarë ndodh kur kombinojnë Mbappe, Rodrygo, Vinicius dhe Bellingham

Ancelotti tregon çfarë ndodh kur kombinojnë Mbappe, Rodrygo, Vinicius dhe Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori