Nedim Bajrami ishte ai që vulosi fitoren e Sassuolos ndaj Cremoneses, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-2.

Ai ka folur për mediet pas këtij takimi, ku shqiptari u shpreh se pas rasteve të humbura në ndeshjet e mëparshme, ky gol e gëzon shumë.


“Ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu”.

nedim bajrami sassuolo 1a4hfh6gjw6wx1cc597bp13be0 1

“Rezultati 2-0 është gjithmonë i rrezikshëm, ata shënuan dy gola, por ne reaguam mirë dhe fituam. Ishte e rëndësishme për ne”.

“Kam humbur dy ose tri herë raste para portës disa javë më parë. Sot hyri në portë dhe unë jam shumë i lumtur. Një gol i rëndësishëm për skuadrën".

"Ka shumë ndeshje për të luajtur me Sassuolon dhe këtu ndihem shumë mirë. Djemtë më pritën shumë mirë”, ka thënë futbollisti shqiptar. /Telegrafi/

telegrafi sport app