Gigi Hadid dukej se po shijonte disa orë jashtë qytetit kur mori pjesë në një festë që thuhej se ishte plot me modele dhe fytyra të tjera të njohura.
Takimi u mbajt në një rezidencë të bukur në qytetin e New Yorkut të premten (4 nëntor).
Ajo u pa duke dalë nga festa me një mik të ngushtë të parterit të saj të përfolur prej kohësh, Leonardo DiCaprio.
Teksa, aktori fitues i “Oscar” u fotografua të njëjtën ditë ndërsa kryente punë në Los Angeles.
Pasi kaloi pak kohë të lirë në festë, Hadid doli nga dyert e përparme të ndërtesës me një buzëqeshje në fytyrën e saj.
Në këtë ditë, 27 – vjeçarja, zgjodhi një pamje të rastësishme dhe të lezetshme me pantallona ngjyrë bezhë dhe një bluzë të zezë pa mëngë që gjithashtu kishte një dizajn të thellë.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë këpucë elegante, të bardha me çorape të zeza dhe aksesorë me një shumëllojshmëri gjerdanësh shumëngjyrëshe dhe një çantë të ngjashme me ngjyrë të bardhë.
Hadid mbante një xhaketë ngjyrë kafe dhe i kishte tërhequr flokët e saj bionde në një topuz.
Pas Hadid ishte një burrë i veshur tërësisht në të zezë, me përjashtim të atleteve të tij të bardha, i cili besohet të jetë një mik i DiCaprios.
Ai u fotografua për herë të fundit me DiCaprion në shtator gjatë një nate jashtë në New York.
Ata përfunduan duke hipur në sediljen e pasme të një Range Rover dhe më pas u larguan.
Kampionia legjendare e tenisit, Venus Williams gjithashtu mori pjesë në festë dhe doli nga ndërtesa dhe u nis drejt një makine në pritje me një mik tjetër të afërt të DiCaprios.
Festa vjen mes gjithë muhabetit të një romance mes top-modeles dhe aktorit të cilët dyshohet se u panë duke u shoqëruar në një festë luksoze të Halloween në Brooklyn gjatë fundjavës, sipas Page Six.
Ata u panë gjithashtu me njëri-tjetrin në një festë pas Javës së Modës në New York, të organizuar në Casa Cipriani.
Më vonë atë muaj, ylli i “Revenant”, 47 vjeç, u pa në Milano në të njëjtën ditë që Hadid u shfaq në sfilatën e modës “Versace” Pranverë/Verë 2023.
U raportua se ylli i filmave i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me aktoren Camila Marrone, 25 vjeç, në gusht.
Hadid është beqare që nga viti i kaluar, kur ndërpreu romancën e saj gjashtëvjeçare me Zayn Malik. Ish-çifti kanë një vajzë 2-vjeçare Khai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë