LAJMI I FUNDIT:

Në UT u debatua për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimeve ekonomike në Maqedoni

Në UT u debatua për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimeve ekonomike në Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Ekonomik organizoi debat, me temë: „Përcaktimi i prioriteteve të zhvillimeve ekonomike në Republikën e Maqedonisë“.

Në këtë debat morën pjesë profesorë universiteti, ekspertë të fushave ekonomike, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësues të ndërmarrjeve ekonomike, përfaqësues të sektorit bankar, biznismenë, afaristë dhe studentë.


Dekani i Fakultetit Ekonomik, Raman Ismaili tha se tema bosht e këtij tubimi është mjaft komplekse dhe multidimensionale për nga vetë natyra e saj, duke pasur parasysh faktin se në shumë aspekte Republika e Maqedonisë ende ndodhet në udhëkryq, jo vetëm për shkak të sfidave të jashtme me të cilat ballafaqohet shteti, por gjithashtu edhe falë problemeve dhe vështirësive në plan të brendshëm.

Sipas tij, këto probleme krahas dimensionit politik, në masë të madhe në vete gërshetojnë edhe dimensionin ekonomik, si një nga fushat bazë të garantimit të funksionalitetit të një demokracie bashkëkohore në plotëkuptimin e fjalës.

„Në opinionin e gjerë, në vazhdimësi flitet për zhvillim dhe prioritete zhvillimore, mbetet fakti që shumë pak prioritetet e përcaktuara zhvillimore janë të operacionalizuara dhe më tepër kanë mbetur në suaza të synimeve të përgjithshme, të kornizave të përgjithshme në suaza të së cilave duhet të funksionojë sistemi ekonomik i vendit. Andaj, është bërë më se e qartë se nuk mjafton që vetëm të ndërtohen plane të përgjithshme dhe strategji zhvillimore, prioritete zhvillimore në forma të numërimeve, por përkundrazi duhet ndërmarrë një aktivitetet më i gjerë që do të kishte përfshirë që në fazën e formulimit të prioriteteve, mendimet dhe qëndrimet e përfaqësuesve të botës akademike, të universiteteve, qëndrimet e odave ekonomike, bizneseve të mëdha, të vogla dhe të mesme, zejtarëve, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara“, tha Raman Ismaili, dekan i Fakultetit Ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha tha se sa i përket përcaktimit të prioriteteve për zhvillim ekonomik, në vendin tonë edhe përskaj shumë kërkesave dhe propozimeve tona, si zëri i biznesit dhe ekspertëve ekonomik nga universitetet, që të kemi përcaktime të prioriteteve për rritje dhe zhvillim ekonomik, ende nuk kemi arritur që të kemi ndonjë dokument strategjik afatmesëm dhe afatgjatë për një gjë të tillë.

„Ky proces mund të fillojë edhe me një transformim me qëllim që të gjenerojë produkte të cilat kanë vlerë më të shtuar dhe teknologji më të lartë në proceset prodhuese. Shtylla e këtij transformimi do të jenë inovacioni dhe kapacitetet e ngritura të ndërmarrjeve, një rrjet më i plotë i industrive të lidhura për të përfituar sinergji, teknologjinë e gjelbër, prodhim të qëndrueshëm dhe diversifikimin e tregut të eksportit dhe importit“, tha Nebi Hoxha, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

Po ashtu, mes tjerash u tha se ky debat synon krijimin e një platforme akademike dhe shkencore që me tërë kapacitetin e vet akademik dhe intelektual do të vihet në disponim të gjetjes dhe ofrimit të alternativave përkatëse dhe të zbatueshme për të kanalizuar në mënyrë më eficiente masat ekonomike në drejtim të nxitjes së një zhvillimi më intensiv ekonomik dhe të gjithëmbarshëm shoqëror në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori