Dje në ambientet e Universitetit Amerikan të Kosovës (AUK – RIT), në Prishtinë, u mbajt ceremonia e diplomimit të në programin për shërbyes civil – programi i lidershipit transformues.
Sharon Y. Hart (presidente e RIT Kosovë – AUK-së), para të pranishmëve ka theksuar se është shumë e kënaqur që sot po ndahen 120 çertifikata për të gjithë ata që e kanë vijuar këtë program.
Ajo ka thënë se është e entuziazmuar nga angazhimi dhe puna e atyre që kanë qenë pjesë e këtij organizimi.
“Unë dua ta falënderoj Qeverinë e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme qa iu ka dhënë aspirantëve për lidership. Besoj se prej jush që jeni këtu, nesër do të ketë lider të rinj, të cilët do të jenë udhëheqës në të ardhmen për Kosovën dhe që do t’i duhen këtij vendi”, ka theksuar Hart.
Ajo ka theksuar se RIT në Kosovë, angazhohet dhe punën në arsimin e lartë, dhe se sipas saj, ata janë partner më njërin nga universitetet më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtori për zhvillim në USAID, Brian Martalus, ka theksuar se është kënaqësi që të jetë para të çertifikuarve nga programi për shërbyesit civil.
Ai nuk ka ngurruar që të thotë se shërbyesit civilë janë shtylla dhe boshti kurrizor i një shteti dhe një vendi.
“Edhe unë jam shërbyes civil. Këtë punë edhe unë e bëjë. Unë jam shërbyes civil i SHBA-ve”, ka theksuar Martalus.
Ai ka thënë se është shumë i kënaqur që për 14 javë resht, shërbyesit civilë e kanë qenë pjesë e këtij programi, duke treguar sipas tij, “ju jeni të përkushtuar për stabilitetin e vendit”.
“Stabiliteti i punës suaj do të thotë dhe nënkupton stabilitetin e shtetit”, ka shtuar Martalus.
Ndërsa, Rozafa Ukimeraj, sekretare e Ministrisë së Administratës Pushtetit Lokal (MAPL), ka theksuar se zhvillimi i kapaciteteve është tepër me rendësi për zhvillimin e institucioneve të vendit.
Ajo ka theksuar se kjo gjeneratë ka qenë shumë e mirë dhe më një numër të madh të pjesëmarrësve.
“Efikasiteti i Administratës Publike, ndikon në rritjen e kapaciteteve, dhe ne do të jemi të gatshëm të ju mbështesim”, ka shtuar Ukimeraj.
Teuta Qilerxhiu, si njëra nga ata që janë certifikuar nga ky program, ka falënderuar RIT-in Kosovë dhe USAID-in dhe stafin akademik që është angazhuar me ta.
Ajo ka thënë se për 14 javë ka përfituar shumë, dhe se sipas tij, secila ligjeratë dhe secili angazhim ka qenë i dobishëm.
“Më ketë rast dua t’i falënderoj disa akterë që kanë qenë pjesë e këtij organizimi. Faleminderit profesoreshës Vjosa Osmani, e cila ka kontribuar për mësimin sa më efektiv të asaj që na është ligjëruar. Pastaj e falënderoj edhe profesorin Faton Bislimi, për qasjen dhe angazhimin e tij”, ka shtuar Qilerxhiu.
Në fjalën mbyllëse, Ylberina Mala, Udhëheqëse e Programit, ndau Certifikata të Mirënjohjes tek përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke i falënderuar për përkrahjen në implementimin dhe promovimin e programit tek shërbyesit civil.
Gjithashtu, Certifikata të Mirënjohjes u ndanë edhe për katër vullnetarë të TLP Citizen Corps që shërbyen si Asistentë Ligjërues për program. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City