LAJMI I FUNDIT:

Në UBT mbahet Konferenca për Lidership – fokusi kryesor në lidershipin e grave dhe integrimin e minoriteteve

Në UBT mbahet Konferenca për Lidership – fokusi kryesor në lidershipin e grave dhe integrimin e minoriteteve

Në Parkun Shkencor, Teknologjik dhe Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt Konferenca për Lidership, me temën qendrore “Thyerja e Barrierave: Lidershipi i Grave dhe Integrimi i Minoriteteve”.

Konferenca mblodhi personalitete të njohura nga fusha akademike dhe politike për të diskutuar mbi rëndësinë e lidershipit dhe integrimin e minoriteteve.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi; ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga; Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi; profesori nga Universiteti i Harvardit, Dr. Ronald Heifetz, profesori Faton Limani, dhe shumë të tjerë.


Në hapje të konferencës, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi rëndësinë e fuqizimit të pozitës së gruas nëpërmjet edukimit cilësor dhe fuqizimit ekonomik.

“UBT është munduar të instalojë politikën e forcimit të pozitës së gruas përmes ofrimit të edukimit cilësor dhe fuqizimit ekonomik të tyre. Si UBT gjithmonë i kemi kushtuar rëndësi të madhe angazhimit të gruas dhe si rezultat i këtij përkushtimi, ne sot fatmirësisht rezultojmë të jemi institucioni i parë me numrin më të madh të grave të punësuara në rajon, dhe atë, të gjitha në pozita udhëheqëse”, tha rektori Hajrizi.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjitha grupeve në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë.

“Është gjithmonë kënaqësi të ndaj këtë përvojë shumëvjeçare me njerëz të vendit tim si dhe me rininë e mrekullueshme të Kosovës. E ardhmja le të jetë e përbashkët, e të gjithëve. Në Kosovën e të gjithëve ka vend për të gjithë dhe ky është vizioni ynë për të ardhmen”, tha ajo.

Profesori nga Universiteti i Harvardit, Dr. Ronald Heifetz, në fjalën e tij tha se lidershipi është kyç për përparimin shoqëror dhe ekonomik.

“Është thelbësore që liderët të kenë aftësinë të drejtojnë me empati dhe të përfshijnë zërat e ndryshëm në proceset vendimmarrëse. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë një mjedis që nxit inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai.

Konferenca u nda në dy panele diskutimi.

Paneli i parë, moderuar nga Merita Limani, përfshiu diskutimin e zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi mbi rëndësinë e përfaqësimit institucional të grave dhe minoriteteve.

Rexhepi theksoi se përfaqësimi i barabartë në institucionet shtetërore dhe vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm drejt barazisë dhe drejtësisë shoqërore. Ajo ndau përvojat dhe sfidat e saj personale në përfaqësimin e minoriteteve dhe rolin e grave në politikat publike.

Paneli i dytë, moderuar nga Dr. Adelina Emini, trajtoi temën “Inclusive Leadership – Challenges and Opportunities”.

Sakibe Jashari, një nga folëset kryesore, diskutoi mbi sfidat që gratë përballen në rolet drejtuese dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato.

Dr. Valentina Dedi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta dhe ofrimit të mbështetjes për gratë dhe minoritetet për të arritur sukses në karrierat e tyre.

Gjithashtu, sesioni interaktiv për zhvillimin e lidershipit për gratë dhe grupet minoritare u drejtua nga Faton Limani dhe Shqipe Vela, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive dhe trajnimin për diversitet.

Ky sesion ofroi pjesëmarrësve një mundësi unike për të ndërtuar aftësitë e tyre drejtuese dhe për të mësuar teknika të reja për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen në vendet e tyre të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori