LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200,000

Në Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200,000

Turqia konfirmoi sot 1.293 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 200 mijë, transmeton Anadolu Agency.

Duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, ministri Fahrettin Koca në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se gjithsej 1.302 pacientë me COVID-19 u shëruan në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 173.111.

Turqia regjistroi 1.293 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar dhe numri i përgjithshëm i të infektuar në të gjithë vendin arriti në 199.906, treguan të dhënat e ministrisë.


Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Turqi u rrit në 5.131 me 16 raste të vdekjeve të reja të raportuara.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 3.38 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer mbi 50 mijë teste.

Koca përsëriti se Turqia është e vendosur të ulë numrin e të infektuarve me coronavirus, duke i bërë thirrje opinionit të tregojë më shumë kujdes në respektimin e masave që synojnë të frenojnë përhapjen e sëmundjes.

Ai shtoi se aktualisht ka shtatë pacientë më pak me intubacion dhe 81 më pak raste ditore krahasuar me ditën e djeshme.

Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë rreth 506 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Më shumë se 10,3 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5,26 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori