LAJMI I FUNDIT:

Në të bardhë nga koka te këmbët: Luani me tekstura e silueta dhe dukuni elegante në çdo rast!

Në të bardhë nga koka te këmbët: Luani me tekstura e silueta dhe dukuni elegante në çdo rast!

Përveç se kombinohet lehtësisht me të gjitha ngjyrat dhe modelet dhe duket bukur në një ten të rrezitur, e bardha është një zgjedhje verore që e freskon gardërobën

Për të marrë më të mirën nga pjesët tuaja të bardha, kombinoni së bashku dhe krijoni një pamje të thjeshtë të bardhë të përshtatshme për çdo ditë, transmeton Telegrafi.


Kombinoni një fustan veror elegant me një palë atlete të preferuara, një këmishë mëndafshi me xhinse të grisura, veshje romantike me një strukturë të vrazhdë prej liri.

Si të kombinoni në një mënyrë të re dhe emocionuese pjesët tuaja të preferuara të bardha që janë tashmë brenda gardërobës suaj të verës?

Më poshtë ju sjellim ide veshjesh se si t’i ktheni modelet më të thjeshta të verës në të bardhë në një pamje të parezistueshme verore.

/Telegrafi/